• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski - Stojmenova Duh: Intensifikohet bashkëpunimi në sferën e digjitalizimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë

Kovaçevski - Stojmenova Duh: Intensifikohet bashkëpunimi në sferën e digjitalizimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Intensifikimi i mbështetjes nga Sllovenia në procesin e digjitalizimit të vendit, veçanërisht në sferën e lidhjes midis institucioneve shtetërore, me bashkësinë e biznesit nga sfera e shoqërisë informatike, në sferën e e-Qeverisë dhe në digjitalizimin e administratës publike, ishin temat kryesore të takimit të sotëm në Lubjanë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me ministren sllovene të Digjitalizimit, Emilia Stojmenova Duh.

Siç kumton Shërbimi për shtyp i Qeverisë, kryeministri Kovaçevski tha se ndarja e përvojave sllovene dhe praktikat pozitive në sferën e digjitalizimit janë të rëndësishme për vendin, në procesin e integrimeve evropiane por edhe në planin vendor.

"Jemi duke punuar për rritjen e numrit të shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset dhe jemi të fokusuar në harmonizimin e legjislacionit nacional me Kodin Evropian të Komunikimeve Elektronike, si dhe me Direktivën e BE-së për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe paketën e veglave 5G. Lidhja e institucioneve qeveritare, komunitetit akademik, sektorit të biznesit, sektorit civil dhe në përgjithësi digjitalizimi i proceseve është i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve institucionale, por edhe për luftën efektive kundër korrupsionit, sepse ky proces nënkupton një reduktimi të kontaktit njerëzor në disa shërbime", tha Kovaçevski.

Paraprakisht sot në Lubjanë kryeministri Kovaçevski u takua me homologun e tij slloven Robert Golob, me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Tanja Fajon.

Dy kryeministrat nënshkruan deklaratë të përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit midis dy shteteve, ndërsa një në sferën e bashkëpunimit të përforcuar do të jetë pikërisht mbështetja praktike e Sllovenisë në procesin e mëtejmë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR