• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Shteti nuk duhet ta përsërisë edhe njëherë gabimin e vitit 2008

Kovaçevski: Shteti nuk duhet ta përsërisë edhe njëherë gabimin e vitit 2008

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Shteti nuk duhet ta përsërisë edhe njëherë gabimin që e bëri në vitin 2008 kur qeveria e atëhershme në vend që të shikonte 100 vjet përpara, ata vendosën të shohin 2300 vjet pas. Në vend të evropianizimit të shtetit, morëm një antikuizim të rremë të shtetit u sollën hunzë si dhe u pritën në aeroport, të veshur si falanga e Aleksandrit të Maqedonisë. Kjo ishte një inxhinieri fantastike shkencore, kulturore, historike dhe financiare që bëhej këtu  në një metër katror, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pasdite në seancën për pyetjet e deputetëve.

Në pyetjen e deputetit të VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski pse dikush nga Qeveria nuk ka vepruar në mënyrë diplomatike edhe në samitin me BE-në në Bruksel nuk e ftoi Radevin për kafe, siç bëri Sholc me Orbanin për Ukrainën dhe Moldavinë të marrin statusin e kandidatit për në BE, kryeministri u përgjigj se të gjithë qytetarët mund t'i shikojnë regjistrimet e 19 korrikut të vitit 2019 në Bruksel, kur ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, ish kryesues, i konferencës së parë ndërqeveritare i shpalli të filluara negociatat ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Në kornizën negociuese, tha ai është parashikuar Konferenca e dytë ndërqeveritare të mbahet kur vendi ynë do ta plotësojë obligimin për të përfshirë në Kushtetutë pjesë të kombeve, duke përfshirë edhe popullin bullgar.

"Pesëmbëdhjetë muaj patëm një skrining të suksesshëm i cili tregoi se vendi ynë ka kapacitet të zbatojë proces për të cilin shumica nuk besuan...Morëm një vlerësim nga BE-ja se kemi skrining të suksesshëm...Sot jemi krenar për një vend anëtar të NATO-s, krenar të vendit që negocion me Bashkimin Evropian, krenar të vendit që kryeson me OSBE-në...Sot nuk kemi çështje të hapura me fqinjët dhe kemi marrëdhënie ndëretnike të relaksuara dhe kjo duhet të mbahet", tha Kovaçevski.

Stojanovskit i tha "shikoni në Tetovë ç'farë po bën koalicioni juaj, ç'farë bëni me partinë Besa".

"Disa kundër kryqit, të tjerët për kryqin. Atë e pamë në Kale. Qytetarët nuk kanë nevojë për këtë, ata kanë nevojë për një shtet modern", anëtar të Bashkimit Evropian", theksoi Kovaçevski.

Stojanovski i pakënaqur me përgjigjen replikoi se kryeministri e "banalizoi identitetin" e njërit popull, kur "ata nga Bullgaria dhe ministrja e Punëve të Jashtme nuk e humbën rastin për t'ju ngjtur një banane në skenë publike dhe t'ju thonë se ky nuk është i vetmi lëshim që duhet të bëni". sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR