• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski - Shole: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm i BE-së dhe SHBA-së dhe një shembull i zgjidhjes së suksesshme të çështjeve të hapura

Kovaçevski - Shole: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm i BE-së dhe SHBA-së dhe një shembull i zgjidhjes së suksesshme të çështjeve të hapura
Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot, me kërkesë të këshilltarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Shole, pati një bisedë telefonike me të.
 
Shërbimi për shtyp i qeverisë bën me dije se të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ambasadorja amerikane Anxhela P. Ageler.
 
Përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit falënderoi për lidershipin e demonstruar të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski si nikoqir i takimit të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili, nën udhëheqësinë e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e SHBA-së, u mbajt në datën 18 të këtij muaji në Ohër.
Organizimi i kësaj ngjarje, siç theksoi Shole në bisedën telefonike, është njohja e besueshmërisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut si partnere e BE-së dhe SHBA-së dhe si shembull i zgjidhjes së suksesshme të çështjeve të hapura.
Siç thuhet në kumtesë, kryeministri Kovaçevski dhe këshilltari Shole diskutuan për disa çështje aktuale me fokus procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, megjithatë u konfirmua përkrahja e vazhdueshme e SHBA-së për përpjekjet e vendit për përmbushjen e kritereve për hyrje në BE, si dhe  sigurimi i stabilitetit, prosperitetit dhe zhvillimi ekonomik.
 "Në këtë drejtim, kryeministri Kovaçevski falënderoi SHBA-në për mbështetjen dhe inkurajimin e të gjitha partive politike në Kuvend për të punuar së bashku në një atmosferë konstruktive, duke ndërtuar konsensus ndërpartiak, duke u fokusuar në hapat konkret në procesin negociator të integrimeve evropiane", thuhet në kumtesë.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se shteti do të vazhdojë të jetë faktor i stabilitetit në rajon, përmes praktikimit të politikave të dialogut dhe kultivimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.
 
"Reciprokisht u konstatua se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe vendet duhet të punojnë me përkushtim në drejtim të përshpejtimit të proceseve integruese evropiane duke marrë vendime të mençura dhe të përgjegjshme", thuhet në kumtesë.
 
Në bisedën telefonike me Shole, kryeministri shprehu besimin se në periudhën e ardhshme bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të forcohet në gjetjen e zgjidhjeve sistematike për përballimin e korrupsionit në çdo nivel, përfshirë edhe korrupsionin e nivelit të lartë. sa/
 
Фото: Влада 

QËNDRONI TË LIDHUR