• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski - Shmidt: Mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Kovaçevski - Shmidt: Mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 19 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski  në Munih u takua me Volfgang Shmidt, ministër federal për Çështje të Veçanta dhe shef i kabinetit të kancelarit të Gjermanisë, i cili shprehu mbështetjen e tij për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Në takim biseduan për nevojën e një rruge të përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.  Në këtë rast, konstatuan se rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

"Në mënyrë shtesë, integrimi i Ballkanit Perëndimor është edhe me interes strategjik për BE-në, veçanërisht në kushtet e polarizimit të fortë të botës, para së gjithash si rezultat i agresionit ushtarak në Ukrainë", thekson pres shërbimi qeveritar. ar/
 

QËNDRONI TË LIDHUR