• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Shkupjanët të jenë të qetë, ngrohje qendrore do të ketë, Qeveria i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat

Kovaçevski: Shkupjanët të jenë të qetë,  ngrohje qendrore do të ketë, Qeveria i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat
Shkup, 14 janar 2022 (MIA) - Kryetari i LSDM-së dhe mandar në përbërjen e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski në Fejsbuk  publikoi se Qeveria i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat, dhe se është siguruar ngrohje qendrore për shkupjanët. "Shkupjanët të jenë të qetë, ngrohje qendrore do të ketë edhe sot, edhe këtë fundjavë edhe gjatë gjithë sezonit ngrohës me temperaturë adekuate. Siç paralajmërova, Qeveria i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat, i ndërmori hapat për të siguruar  banesa të ngrohta dhe problemi është tejkaluar. Përfaqësuesit qeveritar detajisht do të informojnë  për zgjidhjen në konferencën e sontme për shtyp. Kujdesi për bashkëqytetarët tanë  nuk është pamfleti parazgjedhor, por ndërmarrja e përgjegjësisë si më e nevojshme", qëndron në postimin e Kovaçevskit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR