• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kovaçevski: Shkupi dhe Beogradi janë pa çështje të hapura, për katër vjet kemi bërë shumë në frymën e fqinjësisë së sinqertë të mirë

Kovaçevski: Shkupi dhe Beogradi janë pa çështje të hapura, për katër vjet kemi bërë shumë në frymën e fqinjësisë së sinqertë të mirë

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për televizionin serb Pink, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke theksuar se si vende nuk kemi alternativë veç integrimit të dy vendeve në BE. Kovaçevski theksoi se qeveritë e të dyja vendeve në këto katër vite kanë bërë shumë më tepër se sa është bërë në 30 vitet e fundit.

"Gjithçka që bëmë është bërë në katër vitet e fundit, dhe më së shumti në dy vitet e fundit pas themelimit të iniciativës "Ballkani hapur". Prandaj them se e gjithë kjo është në drejtim të integrimit të rajonit. Të mos harrojmë se si dukej Ballkani 30 vjet më parë, ky ishte një rajon i luftërave, kufizimeve të lëvizjeve të njerëzve, konflikteve. Sot kemi vende si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi që janë anëtarë të NATO-s. Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi janë vende që negociojnë me BE-në", tha kryeministri Kovaçevski.

Siç informon shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri Kovaçevski ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Serbia aktualisht kanë marrëdhëniet më të mira, pa çështje të hapura dypalëshe. Çështja e fundit e hapur ka qenë rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet KOM-OA dhe KOS-it dhe vitin e kaluar është zgjidhur me njohjen dhe përfshirjen në unitetin kanonik të KOM-it.

Në bazë të kësaj u rifillua edhe festimi i festave, për shembull në manastirin Prohor Pçinski ku u mbajt seanca e parë e ASNOM-it. E gjithë kjo kontribuon në rritjen, jo vetëm të miqësisë, por edhe të shkëmbimit të turistëve dhe bizneseve mes vendeve. Një e dhënë tregon se çfarë ndodh kur politikanët kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Numri i turistëve serbë në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 është rritur për 250%, ndërsa në vitin 2022 krahasuar me 2021 është rritur për 500%. Kjo është një rritje e madhe e turistëve. Besoj se nëse bëhet analizë edhe në Serbi, është rritur edhe numri i turistëve nga vendi ynë", theksoi kryeministri Kovaçevski. ls/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR