• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Secili duhet të marrë përgjegjësinë në duart e veta, me të ardhmen evropiane të vendit nuk kalkulohet

Kovaçevski: Secili duhet të marrë përgjegjësinë në duart e veta, me të ardhmen evropiane të vendit nuk kalkulohet

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Kemi një shans të papërsëritshëm për të siguruar një të ardhme evropiane për vendin duke marrë vendimet e nevojshme në Kuvend. Secili duhet të marrë përgjegjësinë në duart e veta, mbi të gjitha para brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. Me gjëra të tilla nuk kalkulohet, nuk bëhet vlerësim politik personal dhe nuk guxon të luhet me emocionet e qytetarëve, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"E kam thënë shumë herë që jam një person që besoj në arritjen e qëllimit dhe punoj për të arritur qëllimin. Ne kemi një shans të papërsëritshëm për të siguruar një të ardhme evropiane për vendin duke marrë vendimet e nevojshme në Kuvend. Shpresoj që ata që kanë qenë gjithmonë kundër integrimeve evropiane dhe integrimeve atlantike të shtetit, më në fund për herë të parë në ekzistencën e tyre politike në Kuvend do të tregojnë se janë pro të ardhmes evropiane të shtetit. Pse po e them këtë tani? Sepse, siç tha edhe kryetarja, tani ka një dritare të hapur për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nëse deri para disa vitesh kjo temë nuk ishte aspak një temë e konsensusit të gjerë midis vendeve anëtare, tani në këtë moment gjeopolitik të gjitha vendet janë unanime se duhet të ketë zgjerim, ndërsa zgjerimi nëse shikoni hartën e Evropës praktikisht nënkupton bashkim i Evropës sepse vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrethuara nga vendet e BE-së në të gjithë kufijtë e tyre, tha Kovaçevski në pyetjet e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen.

Ai theksoi se ne si vend tashmë kemi 50 për qind përputhshmëri të legjislacionit tonë me BE-në dhe kemi institucione që plotësisht, thotë, janë në përputhje me BE-në.

"Sistemi ynë ekonomik është në një nivel të performancave që mundësojnë të marrë ndihmë makrofinanciare nga BE-ja, nëse nuk është kështu as nuk do të diskutohej për çështje të tilla. Prandaj, mendoj se secili duhet të marrë përgjegjësinë në duart e veta, por mbi të gjitha përgjegjësinë para brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. Me gjëra të tilla nuk kalkulohet, me gjëra të tilla nuk bëhet vlerësim politik personal dhe nuk guxon të luhet me emocionet e qytetarëve, sepse kjo do te thote vetem perseritje e atij filmi te keq që e shikojmë 11 vite në vend kur patëm ngecje  në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, në të cilën patëm ngecje në marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe kur nuk lëvizëm asnjë milimetër në integrimet në NATO dhe në BE dhe kur ekonomia jonë nuk rritej mesatarisht më shumë se dy përqind në vit me inflacion prej tre përqind. Dhe prandaj them që përvojat e këqija të historisë nuk duhet të përsëriten. Unë do të vazhdoj së bashku me partnerët e koalicionit, së bashku me liderët në koalicion të punojmë për realizimin e ëndrrës për Maqedoni evropiane deri në vitin 2030, tha Kovaçevski i pyetur se çka nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR