• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Së bashku me NATO-aleatët i përforcojmë pozitat tona dhe garantojmë siguri dhe paqe për qytetarët tanë

Kovaçevski: Së bashku me NATO-aleatët i përforcojmë pozitat tona dhe garantojmë siguri dhe paqe për qytetarët tanë
Shkup, 2 korrik 2022 (MIA) – Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Kejt Bërnz, sot e kanë vizituar bartësin e aeroplanëve “Hari S. Truman” – anije ushtarake me kapacitet të barjes prej 90 aeroplanë ose helikopterë deri 100.000 tonë dhe nga gjenerata e anijeve më të mëdha-bartëse të SHBA-së. Kovaçevski deklaroi se është posaçërisht krenar për vizitën, me të cilën, siç tha, e demonstrojmë përkrahjen për operacionet e forcave detare amerikane në Evropë. “Me praninë tonë në bartësin e aeroplanëve ‘Hari S. Truman’, pjesë e flotës së NATO-s në Mesdhe, e demonstrojmë kapacitetin tonë dhe të partnerëve tanë strategjikë, kapacitetin mbrojtës, të cilat janë pjesë e sistemit të Aleancës. Maqedonia e Veriut është pjesë e sistemit kompleks për detyra efikase operative, të orientuar ndaj sigurimit të mbrojtjes kolektive mbrojtëse dhe garantimin e sigurisë. Vendi i ynë, së bashku me partnerët nga aleanca më e madhe mbrojtëse në botë, merr pjesë dhe do të vazhdojë aktivisht të merr pjesë në proceset globale për sigurimin e paqes, lirisë dhe prosperitetit. Ne së bashku me NATO-aleatët i përforcojmë pozitat tona për ballafaqim me të gjitha kërcënimet konvencionale dhe jokonvencionale”, tha Kovaçevski. Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, kryeministri potencoi se siguria e një shteti, stabiliteti i tij, paqja dhe stabiliteti i rajonit është një nga kushtet themelore të cilat sigurojnë zhvillim ekonomik, prosperitet dhe jetë cilësore për qytetarët dhe shtoi se së bashku me aleatët tanë nga NATO-ja, fuqimisht qëndrojmë në pozitat se uniteti i jonë është përfitimi i jonë më i madh, garancë për integritetin tonë territorial dhe sigurinë dhe njëheri garanton perspektivë dhe ardhmëri për qytetarët. “Këtë e dëshmuam edhe me unitetin tonë dhe në ofrimin e përkrahjes, ndihmës humanitare dhe materialeve mjekësore për qytetarët e Ukrainës, të cilët gjatë muajve të fundit po ballafaqohen me agresion ushtarak nga ana e Rusisë”, tha Kovaçevski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR