Kovaçevski: Rrugët e verës të shteteve tona po bëhen destinacione botërore
- Bodrumet e verës nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi qëndrojnë krah për krahu me prodhuesit kryesor botëror të verërave. Është një arenë për promovimin tonë, për rrjetëzimin dhe për hapjen e tregjeve tër eja. përmes kësaj nisme e treguam edhe bashkëpunimin funksional mes odave tpna ekonomike, e treguam bashkëpunimin mes shteteve tona, e treguam bashkëpunimin mes qytetarëve tanë, mes kompanive dhe së bashku krijuam rezultat më të mirë. Rrugët e verës të shteteve tona po bëhen destinacione botërore, Këtë sonte e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e panairit të dytë ndërkombëtar për ushqim, verëra dhe turizëm "Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur" që po mbahet në Beograd.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:53, 16 nëntor, 2023
Beograd, 16 nëntor 2023 (MIA) - Bodrumet e verës nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi qëndrojnë krah për krahu me prodhuesit kryesor botëror të verërave. Është një arenë për promovimin tonë, për rrjetëzimin dhe për hapjen e tregjeve tër eja. përmes kësaj nisme e treguam edhe bashkëpunimin funksional mes odave tpna ekonomike, e treguam bashkëpunimin mes shteteve tona, e treguam bashkëpunimin mes qytetarëve tanë, mes kompanive dhe së bashku krijuam rezultat më të mirë. Rrugët e verës të shteteve tona po bëhen destinacione botërore, Këtë sonte e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e panairit të dytë ndërkombëtar për ushqim, verëra dhe turizëm "Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur" që po mbahet në Beograd.
Kovaçevski, siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Beogradi, theksoi se këtë vit përmes këtij panairi të verës krijohen lidhje të fuqishme të cilat, siç tha, so të thonë stimul për ekonomitë tona.
Ky panair i verës, siç theksoi Kovaçevski, nuk është vetëm manifestim i zakonshëm i panairit, por mundësi që kompanitë tona dhe profesionistët tanë të tregojnë se me forca të bashkuara ne jemi partner i vërtetë për zhvillim të ekonomive tona dhe prëforcim të bashkëpunimit ekonomik në rajon.
Sipas kryeministrit Kovaçevskit, me masa, zgjidhje ligjore dhe mbështetje financiare, ne jemi në rrugën e vërtetë dhe atë edhe po e realizojmë.
Në hapjen e panairit folën edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milaltoviq, ndërsa përmes video porosisë foli edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Foli edhe kryetari i odës ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh.
Panairi mbahet nën patronatin e qeverive të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkaq në kuadër të nismës "Bllkani i Hapur".
Në panairin everës këtë vit ka mbi 600 ekspozues, bodrume të shumta të verës, distileri, kompani gastronomike nga mbi 28 vende. ab/
Foto: МIА