• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Realisht në vitin 2030 shohim si një synim të arritshëm për anëtarësimin e plotë të vendit në BE

Kovaçevski: Realisht në vitin 2030 shohim si një synim të arritshëm për anëtarësimin e plotë të vendit në BE

Strugë, 15 qershor 023 (MIA) - Me marrëveshjen e Prespës dhe të gjithë hapat e mëpasshëm deri më sot, ne kemi ripërtërirë besimin në diplomaci, duke promovuar dialogun e hapur si përfitim. Me këtë treguam një shembull të zbatueshëm dhe funksional të zgjidhjes së krizave që ka një domethënie të veçantë në kontekstin e sotëm gjeopolitik të zhvillimeve, për zgjidhjen e sfidave të ngjashme me të cilat po përballet sot rajoni dhe Evropa.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Struga sonte në sesionin zyrtar të hapjes "Pesë vjet pas Marrëveshjes së Prespës: sfidat e shndërruara në mundësi" në forumin e dialogut të Prespës.

Kovaçevski vlerësoi se në tavolinën ku zhvillohet dialogu, arrihen zgjidhje të qëndrueshme, mes liderëve që kanë vullnet politik të kuptojnë njëri-tjetrin në emër të të mirës së popullit dhe vendit të tyre.

"Vendet anëtare të BE-së, të NATO-s, SHBA-së e shohin Maqedoninë e Veriut sot si faktor stabiliteti dhe sigurie në Evropë. Për shkak të gjithë kësaj, sot realisht e shohim vitin 2030 si një synim të arritshëm për anëtarësimin e plotë të vendit në BE", theksoi ai.

Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut ka treguar se asnjë përpjekje e sinqertë nuk është e kotë.

"Dhe kur them se ka prova, atëherë dëshmia më e mirë është Marrëveshja e Prespës, e cila para pesë vitesh ishte zgjidhje e një kontesti dypalëshe dhe sot është model për perspektivat për të ardhmen", tha Kovaçevski sonte në panelin "Pesë vjet pas Marrëveshjes së Prespës: sfidat u kthyen në mundësi". sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR