• e premte, 08 nëntor 2024

Kovaçevski: Qytetarëve u duhet një president me vizion për një të ardhme të sigurt dhe evropiane, e jo një njeri frenues

Kovaçevski: Qytetarëve u duhet një president me vizion për një të ardhme të sigurt dhe evropiane, e jo një njeri frenues

Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA)  - Shtetit  dhe qytetarëve u duhet president me vizion të qartë për një të ardhme të sigurt dhe të caktuar evropiane, njeri që nuk përçan por bashkon, qytetarët nuk  meritojnë president - frenues, thotë në një intervistë për "Lokal" kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

"Jo vetëm sepse  rrumbullakimi i plotë i anëtarësimit të plotfuqishëm  në BE nënkupton realizim të interesit strategjik shtetëror, të vendosur që nga pavarësia. Jo vetëm sepse është vullneti shumicë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Para së gjithash dhe mbi të gjitha sepse nënkupton paga më të larta, cebde pune më mirë të paguara, standard më të lartë jetese dhe transformim të plotë të sistemit institucional për më mirë", thekson Kovaçevski. 

 Sipas tij, LSDM-ja si parti shtetformuese, bashkë me subjektet politike proevropiane, si dhe gjithmonë - edhe këtë herë do të jetë në lartësinë e detyrës dhe do t'i përgjigjet kësaj nevoje të qytetarëve dhe shtetit.

"Do të propozojmë një kandidat proevropian për president të shtetit, i afërt me qytetarët, i pranuar nga qytetarët, i ndershëm, i besueshëm dhe mbështetës i dëshmuar i proceseve demokratike dhe politikave të publikut demokratik ndërkombëtar, që është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin aktual gjeopolitik. Ai do të jetë presidenti i ardhshëm i shtetit i propozuar nga LSDM-ja, me integritet të dëshmuar personal, profesional dhe i denjë për këtë pozicion të rëndësishëm të lartë shtetëror. Një president proevropian që do të jetë erë në kurriz të Qeverisë së re proevropiane të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila në një proces dinamik për pak vite do ta fusë shtetin në BE", thotë Kovaçevski. 

 Shton edhe se qytetarët nuk  meritojnë një president-frenues. Kjo, vëren, do të nënkuptonte izolim dhe pasiguri të sërishëm, nga çfarë, siç vlerëson, vitet e fundit mezi e tërhoqëm në tokë.

"Sot, kur Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotfuqishme në NATO, në një partneritet të fortë strategjik me SHBA-në, shteti me negociata të filluara  me Bashkimin Evropian dhe para shansit më real deri tani për të arritur anëtarësimin e plotfuqishëm në BE,  pas anëtarësimit në NATO, qytetarët nuk  meritojnë president - frenues përmirësimin e jetës në vendlindje dhe perspektivat evropiane, nuk meritojnë një person që me hapa dhe politika të gabuara mund të kërcënojë përparimin dhe pozitën e vendit si një partner dhe aleat i besueshëm i SHBA-së, BE-së dhe NATO-s. Do të nënkuptonte një izolim dhe pasiguri të sërishëm  për vendin, nga çfarë vitet e fundit mezi e tërhoqëm. Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon përpara në familjen e kombeve dhe shteteve evropiane me një president proevropian të të gjithë qytetarëve", thekson kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. 

 Ai është i bindur se në mandatin e dytë, LSDM-ja, së bashku me të gjitha forcat politike proevropiane, progresive, do ta fusë vendin në BE.

Тој е убеден дека во вториот мандат, СДСМ заедно со сите проевропски, прогресивни политички сили, ќе ја внесе земјата во ЕУ.

 Në intervistë, ai i krahason rezultatet ekonomike të politikave të LSDM-së me ato të VMRO-DPMNE-së.

 "Kemi, pothuajse dy herë më shumë investime të huaja direkte se në vitin 2016, kur ishin 338 milionë euro. Deri në vitin 2017 ndërkaq - kishte zero kompani vendase të mbështetura nga shteti. Në këto 6 vite, me 100 milionë euro para të shtetit, kemi mbështetur 919 kompani vendase për ciklet e tyre të investimeve, me 500 milionë euro investime të realizuara. Dhe mbështetja financiare nga shteti do të thotë shumë për kompanitë, sepse rrit numrin e vendeve të punës dhe përmirëson gjendjen materiale të kompanive. Dhe me këtë kemi mundësuar edhe paga dinjitoze për të punësuarit, pagë mesatare rekord prej rreth 630 euro - do të thotë më shumë se 500 euro që u janë premtuar qytetarëve, pagë minimale rekord prej mbi 22.500 denarë, aq sa do të jetë me harmonizmin e  radhës, nivel historik i pensioneve - pensioni mesatar është rreth 20.000 denarë, minimaalja është 13.000 denarë. Pagat në zonat ZTHTI tashmë janë mbi 1.000 euro. Ndërsa Buxheti i shtetit ishte në gjendje të mundësojë, më të madhin në rajon, ndihmë për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, më të prekura nga kriza globale ekonomike dhe energjetike", thotë Kovaçevski.

 Mbështetja nga BE-ja, thekson, do të vazhdojë me shumë më tepër mjete, përmes programeve dhe fondeve të reja, kur të bëhemi anëtare të Bashkimit Evropian.

 Foto: LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR