• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Qeveri si e Përzhinës nuk i duhet një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që i hapi negociatat me BE-në

Kovaçevski: Qeveri si e Përzhinës nuk i duhet një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që i hapi negociatat me BE-në

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Për mua përkatësia etnike nuk është profesion, kushdo që i plotëson kriteret profesionale që fitohen me njohuri, përvojë, përkushtim dhe punë mund të jetë kryetar i Qeverisë, sidomos në mandat teknik. Kishim edhe një kryeministër që ishte vlleh dhe i përballoi me sukses sfidat. Prandaj mendoj se kjo është diçka që është bërë publike para tre viteve", tha sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në paraqitjen e tij në ditarin qendror të televizionit "Sitel", Kovaçevski tha se çështja e zgjedhjeve të parakohshme është mbyllur dhe se në vitin 2024 fillimisht do të mbahen zgjedhjet presidenciale, e më pas ato të rregullta parlamentare.

Mendimi i tij personal është se qeveri si e perzhinos nuk i duhet një vendi që tashmë është anëtar i NATO-s dhe që ka hapur negociatat me Bashkimin Evropian.

"Për atë qeveri u ra dakord me negociata të vështira kur vendi ynë ishte një shtet i robëruar, kur u njoftua se po keqpërdoreshin politikisht institucionet shtetërore dhe si rezultat i negociatave u arrit një Qeveri teknike 100 ditore që i bëri zgjedhjet. Një vend që është anëtar i NATO-s, që hapi negociatat me BE-në, që kryeson OSBE-në, që aktualisht është faktor stabiliteti në Ballkan, mendoj se nuk duhet të ekzistojë, tha Kovaçevski.

Ai thotë se nuk do të ketë mbledhje lidershipi, ndërsa është i bindur se koalicioni aktual do të fitojë zgjedhjet e rregullta parlamentare. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR