• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Qeveria nuk bën dallim mes komunave, as nuk ka subjektivitet në financimin e objekteve

Kovaçevski: Qeveria nuk bën dallim mes komunave, as nuk ka subjektivitet në financimin e objekteve

Prilep, 20 nëntor 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit është braktisur, pa administratë. Po mundohemi ta bëjmë Sallën universale, por deri tani kemi hasur në vesh të shurdhër. Para dy viteve VMRO-DPMNE-ja ka premtuar se do ta kemi qytetin më evropian, se do të kishim fituar nënë të qytetit, e cila së bashku me ta do ta avanconte Shkupin. Shpërndanin afishe në krye me kryetarin e VMRO-DPMNE-së në mbarë Shkupin, se Shkupi do të kishte rrugët më moderne, transport falas me autobus, autobusë elektrik, ura. Nëse vini në Shkup do të shihni se nuk ka asgjë nga këto", tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së TIK-s qendra për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave në Prilep.

Ai theksoi se kjo Qeveri nuk bënë dallime mes komunave, pavarësisht nëse udhëhiqen nga njëra apo tjetra parti politike.

Sipas Kovaçevskit, nuk ka subjektivitet në lidhje me objektet që financohen, e kjo vlen edhe për Prilepin. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka mjete të mjaftueshme dhe kapacitet për ndërtimin dhe rikonstruimin e kopshteve në vend dhe deri më tani janë bërë 70 objekte, por edhe komuna, theksoi, duhet që t'i plotësojë detyrimet e saj në fushën e sigurimit të dokumentacionit të projektit, gjegjësisht sigurimit të të gjithë elementëve urbanë të nevojshëm për objekte të tilla. Kjo i përket, shtoi kryeministri, të gjitha projekteve infrastrukturore.

"Si Qeveri kemi treguar se fillimisht, nuk bëjmë dallime mes qyteteve, nëse ata udhëhiqen nga një kryetar komune apo një këshill nga një parti politike apo një tjetër. Unë mora pjesë në hapjen e një kopshti në Gjorçe Petrov, i cili udhëhiqet nga një kryetar i opozitës, gjithashtu isha edhe në komuna tjera për vënien në punë të objekteve sociale, për shembull në Butel, ose në Gjevgjeli, që do të thotë se nuk ka asgjë subjektive sa i përket objekteve që financohen. E njëjta gjë vlen edhe për Prilepin", tha Kovaçevski.

Duke iu referuar Sallës universale dhe Qytetit të Shkupit në përgjithësi, ai përkujtoi se nuk ka asgjë nga ajo që është premtuar dy vite më parë.

Qytetarët e kuptuan, shtoi, cili është dallimi.

"Qytetarët kanë dy vjet që e shohin një asgjë të madhe nëpër komuna dhe mendoj se edhe në zgjedhjet e vitit 2025 nuk kanë mbetur as dy vjet deri në zgjedhje dhe aty do ta shihni ndryshimin kur qytetet të udhëhiqen përsëri nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit dhe kur të kemi përparim në të gjitha sferat", theksoi Kovaçevski. qa/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR