• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Qeveria është e gatshme të bisedojë me të gjithë ata që do të mbështesin perspektivën evropiane të vendit

Kovaçevski: Qeveria është e gatshme të bisedojë me të gjithë ata që do të mbështesin perspektivën evropiane të vendit

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Kuvendi sot pasdite në kuadër të seancës së 104-të me 62 vota “për” dhe asnjë kundër apo abstenim i shkarkoi zëvendësministrat e Mbrojtjes Bashkim Asani, për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Abdulshuqur Abedini dhe për Arsim dhe Shkencë, Lulzim Aliu.

Kjo seancë vazhdoi me pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e deputetëve të rinj. Kryeministri Dimitar Kovaçevski për zëvendësministra e propozoi Tiron Jajaga për Mbrojtje, Viktorija Avramovska Madiq për Drejtësi, Vjolca Berisha për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Maja Manoleva për Shëndetësi dhe Agim Nuhiun për Arsim, Shkencë dhe Sport.

Duke e sqaruar propozimin e tij, kryeministri Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit theksoi se me zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj përfundon rikonstruimi i Qeverisë. Parlamenti, siç theksoi, ka treguar se ka forca progresive dhe shpresoj që shumica parlamentare të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen.

Kovaçevski, ndër të tjera, para deputetëve foli për të arriturat e kësaj Qeverie në planin ekonomik në gjendje krize dhe për hapjen e negociatave me BE-në.

"Prandaj jemi para një periudhe jashtëzakonisht të rëndësishme që kërkon përgjegjësi", tha kryeministri, duke theksuar se Qeveria është e hapur për të biseduar me të gjithë ata që duan të mbështesin perspektivën evropiane të vendit.

36 deputetë janë regjistruar për të folur pas pikës për zgjedhjen e deputetëve.

Para tre javësh filloi seanca e 104-të parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë. Ministrat e rinj në qeverinë e Kovaçevskit nga ASH dhe LSDM u zgjodhën të hënën para mesnatës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR