• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Progresi është reflektim i mosbindjes, me vendime të mençura të përballemi me agjendën antievropiane

Kovaçevski: Progresi është reflektim i mosbindjes, me vendime të mençura të përballemi me agjendën antievropiane

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - I gjithë përparimi që është bërë deri më sot është reflektim i sfidës sonë dhe lirisë së zgjedhjes. Ne kemi obligim të qëndrojmë në rrugën evropiane dhe të fokusuar në vlerat evropiane në emër të gjithçkaje që është arritur deri më sot me sfidën maqedonase. Agjenda antievropiane është një agjendë antimaqedonase dhe ne mund ta përballojmë atë vetëm me vendime të reja të mençura. Këto janë pjesë e porosive të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në manifestimin qendror me rastin e festës së 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, e cila u mbajt në Memorialin e Eshtrave në Kumanovë, nën moton "Mosbindje dhe Liri".

Në këtë tokë maqedonase, theksoi kryeministri, ata nuk kanë ikur as nga flakët, as nga pushtuesit, as nga vendimet.

"Drejtimi është sërish i njëjti sot në realizimin e synimeve strategjike kombëtare e shtetërore! Të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar për të përballuar sfidat aktuale, duke ecur përpara. Sepse kthimi nuk ishte kurrë një opsion. As për partizanët, as për ilindenasit, as kur u morën vendimet e rëndësishme politike gjatë ndërtimit të shtetit dhe në themelimin e tij ndërkombëtar, pas pavarësisë. Kthimi nuk është as një opsion për ne", tha Kovaçevski.

Sot, kur kemi shtetin tonë maqedonas, siç tha, të konfirmuar dhe të njohur në Evropë dhe në botë, në të cilin flasim gjuhën tonë amtare maqedonase, të konfirmuar dhe të njohur në Evropë dhe në botë - beteja jonë bashkëkohore është të mos lejojmë agjendat personale, partiake apo të tjera, qëllimet e dikujt tjetër, të pengojnë rrugën tonë evropiane.

Kovaçevski tha se falë kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 dhe sukeseit në LNÇ nga viti 1941 deri në vitin 1944 ekziston RMV-ja e sotme bashkëkohore e pavarur demokratike dhe euroatlantike.

Sipas tij, "në vitin 2023, në shekullin e 21-të të avancuar qytetërimisht, një Republikë е Maqedonisë së Veriut, moderne, demokratike, multietnike, e përparuar, anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, një anëtare e NATO-s, një vend që ka filluar negociatat me BE-në dhe një të ardhme anëtare e Bashkimit Evropian - dikush, me agjendën antievropiane, përpiqet ta kthejë atë në të kaluarën e errët dhe të dhimbshme, e cila është kapërcyer".

"Kjo nuk është një betejë me armë dhe fusha beteje, si betejat partizane dhe revolucionare. Por është një tjetër betejë serioze dhe e rëndësishme që duhet ta fitojmë. Dhe me këtë do të sigurojmë që askush të mos mund t'i përdorë çështjet e identitetit maqedonas, për qëllimet e veta apo të dikujt tjetër. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian konfirmon, forcon dhe promovon identitetin. I tillë është rasti me të gjitha kombet evropiane. Në këtë mënyrë do të konfirmohet, përforcohet, avancohet - duke mbrojtur në mënyrë të përhershme identitetin maqedonas në kornizën evropiane dhe botërore. Liria sapo fitohet dhe shteti sapo krijohet - ruhen dhe mbrohen përgjithmonë. Prandaj, ne brezat e sotëm e kemi obligim që të merremi me agjendën antievropiane dhe antimaqedonase - ngado që të vijë ajo. Dhe këtë do ta bëjmë me vendime të reja të mençura, si më parë, të cilat hapin perspektiva dhe mundësojnë përparim për qytetarët dhe shtetin", tha Kovaçevski.

Theksoi se shteti po zhvillohet sipas nevojave të qytetarëve, sipas trendeve moderne dhe në miqësi të ngushtë me partnerët tanë strategjikë SHBA-në, shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, nga të cilat kemi mbështetje të fortë për zhvillim të mëtejshëm, si kurrë më parë.

Vendi ynë, theksoi kryeministri, ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur qëndroi në mesin e forcave përparimtare antifashiste.

"Edhe sot jemi krah për krah në NATO dhe me vendet anëtare të BE-së, në mbrojtje të paqes. Dhe ne kemi obligim të qëndrojmë në rrugën evropiane dhe të fokusuar në vlerat evropiane – në emër të gjithçkaje që është arritur me sfidën maqedonase deri më sot. Dhe me të cilën, kam besim, do të sigurojmë perspektivat tona evropiane, duke reformuar kapacitetin tonë shekullor shtetëror maqedonas, në një kapacitet të lartë evropian që do të tregojë se ditën që të hyjmë në BE, vendi ynë do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Union. Nëse dikush mendon se përveç përvojës historike të madhe e të çmuar, me çdo gjë mund ta lëkundë vetëbesimin e popullit maqedonas, duke i imponuar atij ndjenjën e viktimës, duke e vënë në rolin e të padrejtëve dhe të varur vazhdimisht nga vullneti i të tjerëve dhe i veçuar – dua të them, se – ka gabuar shumë në vlerësimet e tij!", porositi Kovaçevski.

Rruga jonë drejt lirisë dhe përparimit të fituar është e lyer me të kuqe. Dhe është një amanet i shenjtë dhe një alarm për të gjithë drejtuesit aktualë dhe të ardhshëm të vendit.

"Lidershipi udhëheq rrugën - nuk ikën nga vendimet dhe nuk taktizon me justifikime! Edhe  unë si Kryeministër dhe ne si Qeveri do të vazhdojmë së bashku me të gjithë ju të ecim sfidues në rrugën e progresit. Dhe e di që këtë herë, sërish bashkë, do t'ia dalim", theksoi kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, theksoi se vendimet e seancës së parë të KAÇPM-it në vitin 1944 sollën realizimin e dëshirave për themelimin e shtetit maqedonas dhe se kjo është nxitje sot për të nderuar heronjtë që dhanë jetën e tyre për lirinë.

"Sot pas 82 vitesh jemi para sprovave të reja. 11 Tetori është frymëzim dhe nxitje për tejkalimin e të gjitha ndarjeve përmes respektit të ndërsjellë dhe miqësisë vetëmohuese që do të sigurojë përparim dhe sukses", tha Dimitrievski.

Sipas Dimitrievskit, lufta dhe përpjekjet tona për t'iu bashkuar familjes evropiane duhet të jenë dinjitoze dhe të qëndrueshme në atë mënyrë që i ka hije çdo kombi krenar që ka historinë, traditën dhe zakonet e veta. Ai bëri thirrje për një konsensus të përgjithshëm dhe bashkim të të gjithëve për të punuar së bashku për zhvillimin e vendit duke marrë vendime të rëndësishme dhe të nevojshme që do të sjellin stabilitet dhe siguri dhe hyrje në BE.

Shënimi i festës filloi me vendosjen e luleve para Memorialit të Eshtrave nga disa delegacione, të Qeverisë, Kuvendit, Kabinetit të Presidentit, Armatës, korit diplomatik, shoqatave të luftëtarëve, përfaqësues të komunitetit të biznesit, sektori joqeveritar... fc/

Fotografitë: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR