• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski pret që Propozim-ligji për masat kufizuese sërish ta kalojë filtrin e qeverisë

Kovaçevski pret që Propozim-ligji për masat kufizuese sërish ta kalojë filtrin e qeverisë

 Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA) - Ish-kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pret që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese sërish  ta kalojë  filtrin e qeverisë dhe të dorëzohet në Kuvend.

Sipas tij, ekziston një vullnet i qartë politik nga Qeveria teknike  që ligji sërish të dorëzohet në Kuvend. 

"Ky ligj të cilin qeveria që unë e drejtova u muratua unanimisht, u harmonizua me të gjitha institucionet kompetente dhe si i tillë u dërgua në Kuvend. Qeveria teknike dhe kryeministri, siç  dekaruan vetë,  për shkak të disa kontrolleve administrative e kamë kthyer ligjin në Kuvend, por nga ajo që dje mundeshim të shohim,  ka një vullnet të qartë politik si edhe nga kryeministri ashtu edhe nga Qeveria që Ligji  sërish të dorëzohet në Kuvend dhe atë në seancën e parë të radhës, që edhe pres të ndodhë", deklaroi Kovaçevski për televizionin Kanal 5. 

Nga Qeveria të enjten informuan se Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese, për shkak të zgjedhjes së qeverisë së re, në mënyrë administrative shkon në miratim të ri në seancën e ardhshme të qeverisë dhe do të dërgohet në Kuvend.

Në seancën e qeverisë të mbajtur më 16 janar, Qeveria njëzëri, me konsensus ka shprehur vullnet politik që ndryshimet e propozuara ligjore t'i dorëzojë në Kuvend. Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për Masat Kufizuese, aktorët e korruptuar në vend që janë në "listën e zezë" të SHBA-së duhet të sanksionohen sipas legjislacionit kombëtar. 

 Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR