• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski - Poup: Maqedonia e Veriut kontribuon në menaxhimin me emigracionin dhe sigurinë në Evropë

Kovaçevski - Poup: Maqedonia e Veriut kontribuon në menaxhimin me emigracionin dhe sigurinë në Evropë

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në prag të hapjes zyrtare të Forumit të Prespës për dialog 2023, u takua me Ejmi Poup, drejtoreshën e sapozgjedhur të Organizatës ndërkombëtare për emigracion (IOM).

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Kovaçevski ia uroi drejtoreshës Poup zgjedhjen, e cila duhet ta marrë detyrën prej 1 tetorit të vitit 2023, ndërsa kandidatura e saj u mbështet nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe i dëshiroi mandat të suksesshëm, si grua e parë në krye të Organizatës ndërkombëtare për emigracion (IOM).

Në takim, si i suksesshëm u vlerësua bashkëpunimi me Qeverinë, në pjesën e pëgjigjes ndaj krizave, menaxhimit me emigracionin dhe informatave dhe resurseve, që u konstatua si i rëndësishëm, duke pasur parasysh gjendjen me praninë e emigrantëve në kufirin jugor, përkatësisht mes Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Greqisë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut ka aktivitete dhe politika të harmonizuara me partnerët evropianë lidhur me çështjet e emigracionit. Dhe, vazhdon në mënyrë aktive të bashkëpunojë me Organizatën ndërkombëtare për emigracion, duke e njohur menaxhimin e mirë me emigracionin nga rëndësia për sigurinë në korniza rajonale dhe evropiane dhe si çështje të rëndësishme në Agjendën për zhvillim të qëndrueshëm 2030.

"Menaxhimi efektiv me emigracionin është mes prioriteteve të Qeverisë, posaçërisht në pjesën e zbulimit të hershëm dhe parandalimit të kalimeve dhe lëvizjeve ilegale përgjatë rutës ballkanike, me fokus në sigurinë e kufijve", tha kryeministri Kovaçevski, ceket në kumtesë.

Në takim bashkarisht u cek rëndësia e përforcimit të bashkëpunimit tejkufitar, si një prej parakushteve kryesore për menaxhim efikas me emigracionin ilegal. ab/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Video: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR