• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kovaçevski - Pirc Musar: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, Maqedonia e Veriut ka rol të rëndësishëm në stabilitetin evropian

Kovaçevski - Pirc Musar: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, Maqedonia e Veriut ka rol të rëndësishëm në stabilitetin evropian
Lubjanë, 3 prill 2023 (MIA) - Në 31 vitet e kaluara nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1992, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia krijuan bazë stabile për partneritet të fuqishëm dhe të avancuar i cili do të vazhdojë në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit pikërisht në drejtim të intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit të përgjithshëm midis dy shteteve, konstatuan në takimin e sotëm në Lubjanë kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.Në takim janë përshëndetur politikat e dialogut me të cilat Maqedonia e Veriut me sukses i zhvillon marrëdhëniet e mira fqinje, me çka kontribuon edhe në paqen rajonale dhe stabilitetin evropian. Më pas është shprehur mbështetje e fuqishme për intensifikimin e dinamikës së procesit eurointegrues.
"Politika e zgjerimit të BE-së në mënyrë më të drejtpërdrejtë kontribuon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, zhvillimin e demokracisë, qeverisjen e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive dhe për përforcimin e konkurrencës së ekonomive të shteteve. Në këtë drejtim i shpreh falënderim Republikës së Sllovenisë që është mbështetëse e fuqishme dhe e hapur për rrugën inkuadruese të Maqedonisë së Veriut si edhe për perspektivat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor", tha kryeministri Kovaçevski. Kryeministri Kovaçevski potencoi se shteti ynë është tërësisht i përkushtuar në linjën e politikës së jashtme të BE-së dhe praktikon vlera evropiane, me çka dëshmoi se e meriton pozitën e saj në Union.Partneriteti midis dy shteteve do të vërtetohet dhe përforcohet edhe gjatë vizitës së ardhshme të presidentes sllovende Pirc Musar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 
Foto: Qeveria e RMV-së
 

QËNDRONI TË LIDHUR