• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Pas anëtarësimit në NATO, synimi tjetër strategjik është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

Kovaçevski: Pas anëtarësimit në NATO, synimi tjetër strategjik është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

Uashington, 9 maj 2023 (MIA) - Qëllimet tona strategjike janë specifike dhe të qarta. U bëmë anëtare e NATO-s, për t'u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Është mirë të kemi një pikë referimi që do të shërbejë si udhërrëfyes dhe motivim për të ecur përgjatë trajektores së përcaktuar, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në Universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në Uashington me temën “Nevoja urgjente për zhvillim ekonomik në Ballkan".

Siç publikoi në profilin e tij në FB, kryeministri tha se “qytetarët e Maqedonisë duan të jetojnë në BE, por në shtëpi, në Maqedoninë e Veriut. BE-ja është vizioni për një standard më të mirë, për punë më të mira dhe më të paguara, për vlerat evropiane, perëndimore, në vend”.

"Maqedonia e Veriut ka tejkaluar shumë sfida që nga pavarësia e saj e deri më sot me politika të guximshme. Në gjashtë vitet e fundit si Qeveri kemi ofruar lidership dhe zgjidhje dhe kemi qëndruar fuqishëm prapa interesave të vendit tonë, qytetarëve tanë, të ardhmes së rinisë sonë, gjeneratave të ardhshme", theksoi Kovaçevski.

Në kuadër të vizitës së punës në Uashington, kreu i Qeverisë do të ketë takime edhe me senatorin amerikan Kris Marfi, me kongresmenët Brendan Bojl dhe Debi Dingell, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë, senatorë dhe kongresmenë. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR