Kovaçevski paralajmëron qasje më të kujdesshme gjatë selektimit të kuadrove nëse fiton edhe një mandat
- Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nëse e fiton mandatin e ri për kryeministër, paralajmëron qasje shumë më të kujdesshme në përzgjedhjen dhe caktimin e resurseve njerëzore, të cilat do t'i udhëheqin institucionet.
- Post By Melahat Baftija
- 16:11, 9 prill, 2024
Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nëse e fiton mandatin e ri për kryeministër, paralajmëron qasje shumë më të kujdesshme në përzgjedhjen dhe caktimin e resurseve njerëzore, të cilat do t'i udhëheqin institucionet.
Në një deklaratë për media, Kovaçevski tha se si kryeministër në kohën e krizës energjetike dhe ekonomike më shumë është fokusuar në menaxhimin e krizës sesa në zgjidhjen e sjelljeve personale të individëve në pushtet.
"A ishte sjellja e të gjithë zyrtarëve adekuate? Jo. Kishte prej tyre që u sollën në mënyrë të papërshtatshme me rastet politike dhe mjedisin politik. A kanë punuar shumë me mua ministrat, përfshirë edhe ministrat e BDI-së? Po, sepse kemi punuar në kushte të një krize të madhe ekonomike dhe energjetike dhe unë mund të shpreh vetëm fjalë lavdërimi për ministrin Bytyqi, i cili është nga partia ime, për Fatmir Besimin, Kreshnik Bekteshin, Azir Aliun që është një ekspert i lartë që i ka përgatitur ligjet reformuese në administratën publike dhe i dorëzoi në Kuvend", tha Kovaçevski.
Pa bërë të ditur nëse nëse merr edhe një mandat do të bëjë koalicion me BDI-në, Kovaçevski theksoi se së bashku me këtë parti kanë marrë vendime të vështira për vendin që i mundësoi vendit anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai shtoi se pajtohet me deklaratën e ambasadorit amerikan për korrupsionin në vend dhe theksoi se në programin zgjedhor të LSDM-së janë 41 masa për reforma në sistemin e drejtësisë të përgatitura me kërkesë të tij në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.
Kovaçevski përsëriti se procesi i integrimit në BE është i vetmi proces që mund të sjellë ndryshime pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe në sundimin e ligjit. mb/
Foto: printskrin