• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Përgjigjet për punësimet në M-NAV duhet të kërkohen te ata që kanë familjarë të punësuar në këtë institucion

Kovaçevski: Përgjigjet për punësimet në M-NAV duhet të kërkohen te ata që kanë familjarë të punësuar në këtë institucion

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për punësimet e familjarëve të ministrave në M-NAV tha që përgjigjet të kërkohen te ata që kanë familjarë të punësuar në këtë institucion.

"Unë kam pasur qëndrim parimor në lidhje me M-NAV dhe shoh se ministrat që kanë pasur ndonjë të punësuar në M-NAV tashmë po japin qëndrimet e tyre. Unë nuk mund të jem zëdhënës i familjeve të të tjerëve, as nuk kam pretenduar të jem. Nëse hapet kjo temë atëherë do të duhet të kontrolloni edhe në Akademinë për Gjyqtarë se kush bëhet gjyqtar e kush prokuror, si dhe të kontrolloni nëpër Ministri. Aty ishte një ish ministër në atë kohë, i cili tani është shumë i zëshëm, i cili madje edhe dadon e punësoi në Ministrinë e Jashtme. Pra, kjo është një karakteristikë e një shoqërie në tranzicion. Të tilla janë të gjitha shoqëritë në tranzicion", tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e Qendrës Burimore për të kthyerit dhe kategoritë e tjera të rrezikuara të qytetarëve.

Sipas Kovaçevskit, vjen koha kur profesionalizmi do të jetë kyç gjatë punësimeve.

Një pjesë e mediave dolën me informacionin se në M-NAV janë të punësuar edhe familjarët e zëvendëskryeministrit dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive si dhe të ministrave të MPJ-së dhe të Bujqësisë, si dhe të Bekim Nezirit, tani i dyshuar për hyrjen në Kontrollin e trafikut ajror. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR