• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Përgjegjësia për ndryshimet kushtetuese është e të gjitha partive politike, jo vetëm deklarative, por reale

Kovaçevski: Përgjegjësia për ndryshimet kushtetuese është e të gjitha partive politike, jo vetëm deklarative, por reale

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Vlerësoj se të gjitha partitë politike dhe të gjithë politikanët, të cilët në mënyrë deklarative janë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tani duhet të tregojnë se janë edhe realisht me vendime, me vendosmëri dhe me vizion për anëtarësim në BE. Përgjegjësia për atë është në të gjitha partitë politike, jo vetëm deklarativisht, por realisht, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në ngjarjen e sotme kushtuar humanitetit dhe solidaritetit me popullatën e pësuar të Turqisë dhe Sirisë.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj se si do të zbatohen ndryshimet kushtetuese, tha se një nga vendimet që duhet të merren në rrugën drejt BE-së është edhe votimi i amandamenteve kushtetuese me qëllim të realizimit të obligmeve, të cilat dalin nga konkluzionet të cilat Kuvendi i ka miratuar me shumicë të votave gjatë muajit korrik të vitit të kaluar dhe të cilat janë pjesë e kornizës negocuese me 27 vendet anëtare të BE-së, po ashtu kornizat negocuese të cilat i kanë edhe vendet tjera, të cilat negociojnë dhe kanë obligime që duhet t'i zbatojnë.

"Ndryshimet kushtetuese sipas asaj nuk janë asnjë njeri që duhet t'i zbatojë, nuk janë asnjë proces i një partie politike, as proces i një Qeverie, por kjo është proces i qasjes drejt BE-së, i cili është për tërë shoqërinë, për shkak të realizimit të standaridt më të lartë, pagave më të larta dhe të mund qytetarët tanë të jetojnë në vend anëtar të BE-së, por këtu, në shtetin tonë, në Maqedoninë e Veriut, e jo të jetojnë në BE, në mërgim, në shtetet tjera të cilat janë anëtare të BE-së", potencoi kryeministri.

Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese janë të përshkruara me ligj, dhe se tërë procedura është shumë e qartë, transparente, e cila po zhvillohet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë me grup ekspert, që do të formohet, ku do të marrin pjesë të gjithë ekspertët, e pastaj procesi i njëjtë zbatohet në Kuvend.

"Ne si shtet treguam se jemi faktor i stabilitetit të Ballkanit dhe konfirmimi më i madh për këtë erdhi në fund të javës së kaluar, kur në Shkup u mbajt Këshilli për asociim dhe stabilizm me BE-në, ku të gjithë keni mundur dhe së bashku me qytetarët tanë t'i dëgjoni qëndrimet e qarta të nënkryetarit të BE-së dhe të komisarit për zgjerim, ku qartë thanë se korniza negociuese për ne është shumë e qartë, e cila është përkrahur nga të gjitha 27 vendet anëtare", tha Kovaçevski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR