• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski për vizitë në MTEL: Po krijojmë kushte të favorshme për investime të reja që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës

Kovaçevski për vizitë në MTEL: Po krijojmë kushte të favorshme për investime të reja që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës
Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka qëndruar në një vizitë pune në kompaninë e telekomunikacionit MTEL, ndërsa ka përgëzuar menaxherët e MTEL për funksionimin e suksesshëm, rezultatet e arritura dhe zhvillimin pozitiv të tregut në Maqedoninë e Veriut.
 
"Më vjen mirë që kjo kompani njeh politikat pozitive investuese të Qeverisë. Qeveria që unë drejtoj po krijon një zonë për investime të sigurta, kështu që MTEL do të vazhdojë të zgjerohet dhe të investojë në Maqedoninë e Veriut", theksoi kryeministri në fjalimin e tij gjatë vizitës në MTEL.
 
 
 Siç bëhet e ditur nga shërbimi për shtyp qeveritar, kryeministri ka theksuar se MTEL deri më tani në vendin tonë ka investuar katër milionë euro, ndërsa kompania ka plane për rritje të mëtejshme të investimeve.
 
Kovaçevski theksoi se periudha e kaluar ishte e mbushur me pasiguri globale, kërcënime të sigurisë dhe shumë sfida ekonomike. Qeveria arriti të forcojë pozitën ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe të arrijë shumë synime dhe ambicie që lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Ai shtoi se është i kënaqur që investitorët e huaj dhe vendas e shohin Qeverinë si partner të tyre për përparim dhe zhvillim. Ne, siç theksoi Kovaçevski, përpiqemi të krijojmë kushte të nivelit botëror për investime të sigurta, të nevojshme për funksionimin normal të kompanive.
 
Ekipi menaxhues i MTEL-it i shprehu mirënjohje kryeministrit Kovaçevski për vizitën në kompani dhe mundësinë për të ndarë planet e tyre për zhvillimin e tyre të ardhshëm në Maqedoninë e Veriut, për të cilat theksuan se kanë ambicie vërtet të mëdha.
 
 Drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, theksoi se vizita e kryeministrit është konfirmim i pozitës së tyre të fortë dhe domethënëse në tregun e Maqedonisë të telekomunikacionit dhe nxitje për të vazhduar me investime.
 
Ai theksoi se në dy vitet e ardhshme planifikojnë të investojnë edhe 50 milionë euro shtesë dhe të rrisin ekipin e tyre edhe me të paktën 200 profesionistë të rinj.
 
Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të MTEL-it, Goran Trajanovski, u shpreh i kënaqur me mjedisin afarist dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për rregullimin e sektorit të telekomunikacionit. sa/
 
Foto: Qeveria e RMV-së
 

QËNDRONI TË LIDHUR