• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski për vizitë në Kumanovë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Kovaçevski për vizitë në Kumanovë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

 Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrat e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqirin dhe të Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, sot do ta vizitojnë Qendrën Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim "Kiro Burnaz" në Komunën e Kumanovës.

Bëhet fjalë për një objekt tërësisht të rinovuar dhe të rikonstruktuar, në të cilin përveç mësimit të rregullt mbahet edhe arsimi joformal për të rritur, si dhe rikualifikim për profesione të caktuara.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR