• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Për rastin me Drin Ahmetin veprohet si edhe për çdo qytetarë tjetër

Kovaçevski: Për rastin me Drin Ahmetin veprohet si edhe për çdo qytetarë tjetër

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se rasti i konfiskimit të një sasie të madhe të lëndëve piroteknike në makinën e nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti është proceduar në Prokurori si edhe për çdo qytetar.

"Qëndrimi im është i njëjtë me atë të institucioneve, se bëhet fjalë për kontroll të rregullt në të cilin është identifikuar një person që ka bartur lëndë piroteknike. I gjithë rasti pastaj i dorëzohet Prokurorisë si për çdo qytetar", tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve lidhur me spekulimet se politika ka gisht në rastin e Drin Ahmetit, pas prezantimit të investimit të parë të huaj në ZZHTI për vitin 2024.

Më 30 dhjetor në orën 19:50 në rrugën 'Samuilova' në Shkup, nëpunës policorë kanë ndaluar automjetin 'renxh rover' me targa të Shqipërisë i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajaz i Kërçovës. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritët parashtresë përkatëse", kumtuan nga MPB-ja.

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup lidhur me gjetjen e mjeteve piroteknike, kumtuan se do të vendosin pasi të bëhet ekspertiza. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik. 

Numri një i policisë, Oliver Spasovski për mjetet e gjetura piroteknike në makinën e D.A. nga Zajazi në ditën e parë të Vitit të Ri 2024 deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga aspekti policor dhe se Prokuroria publike duhet të vlerësojë se si do ta procedojë këtë rast.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR