• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski për pezullimin e "Së Djathtës": Kompetentët për sanksionim, e madje edhe deregjistrim të shoqatave të këtilla, menjëherë ta kryejnë punën

Kovaçevski për pezullimin e

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Të gjitha institucionet të cilat duhet të veprojnë në pjesën e sanksionimit, e madje edhe deregjistirmit të shoqatave të këtilla me parashenjë politike, duhet menjëherë ta kryejnë punën e vet, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u prëgjigjur në pyetje të gazetarëve se deri ku është procedura për pezullimin e partisë "E Djathta", e kryesuar nga Ljupço Palevski - Pallço, i dyshuar për varsjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Sipas Kovaçevskit, informata për atë se deri ku është pezullimi i "Së Djtathtës", duhet të kontrollohet në Ministrinë e Drejtësisë, MPB dhe Kuvend.

Siç vlerësoi kryeministri, bëhet fjalë për parti antimaqedonase, e cila paraqet bashkim kriminel klasik.

Ndërkaq, lidhur me hetimin e Policisë financiare e cila sot hyri në Qytetin e Shkupit, ai tha se nuk dëshiron të komentojë.

"Si kryeministër, nuk përzihem në aktivitete të cilit do institucion, përfshirë edhe policinë financiare. Ataveprojnë në bazë të kompetencave të veta ligjore dhe në bazë të informatave drejt ë cilave kanë qasje. pasi që të përfundojnë me procedurat e veta, do t'i kumtojnë opinionit se çfaër njohurish kanë marrë. Por, nuk mund të komentoj procedura hetimroe", tha Kovaçevski. ab/

foto: МIА dhe МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR