• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski për pagat e funksionarëve: Të gjitha palët të ulen në tavolinë dhe të gjendet zgjidhje e qëndrueshme kushtetuese

Kovaçevski për pagat e funksionarëve: Të gjitha palët të ulen në tavolinë dhe të gjendet zgjidhje e qëndrueshme kushtetuese

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA)- Patjetër të gjitha palët e interesuara në shoqëri të ulen në tavolinë dhe të bëhet zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme në mënyrë kushtetuese, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me pagat e personave të zgjedhur dhe të emëruar të cilët me vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë rritur për 78 për qind.

Sipas Kovaçevskit, ka iniciativë dhe grup pune e cila punon për problemin, por është i nevojshëm harmonizimi nga të gjithë aktorët.

"Nuk mund të ktheni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendimi final në shtet. Me cilin vendim do të anuloni vendim të Gjykatës Kushtetuese? Gjykata Kushtetuese ekziston për t'u bërë arbitër final në atë se çfarë ndodhë me legjislacionin. Prandaj them se të gjitha palët e interesuara në shoqëri do duhet patjetër të ulen në tavolinë, sepse vetëm kështu do të mund të bëhet zgjidhje sistematike", tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në promovimin e monografisë  "Lidhja e luftëtarëve të LNÇAM-së... (1948-2023)". 

Theksoi se prej 1.100 personave të zgjedhur dhe të emëruar, vetëm 42 janë nga Qeveria, kurse 120 janë deputetë, 80 kryetarë të komunave dhe mbi 700 gjykatës dhe prokurorë.

"Lartësia e pagave është e rregulluar konform shtatë ligjeve nga të cilat njëri prej tyre është se nuk mund të zvogëlohet paga e gjykatës. Puna e dytë është që Qeveria nuk mund t'u përcaktojë pagë deputetëve sepse deputetët e zgjedhin Qeverinë dhe prandaj para një viti e gjysmë thash se zgjidhja duhet të jetë zgjidhje sistematike ku do të thuhet cila është paga më e lartë dhe pastaj të bëhet gradimi. Këtu bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin u anulua vendimi për ngrirjen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar", tha Kovaçevski. ss/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR