• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kovaçevski: Për një vit e tre muaj janë instaluar mbi 190 megavat nga BRE

Kovaçevski: Për një vit e tre muaj janë instaluar mbi 190 megavat nga BRE

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Njohuria e akumuluar nga koha kur kam qenë në sektorin privat ka bërë që kur erdha si kryeministër të kemi rregullatore komplet të ndryshuar në pjesën e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë (BRE) dhe për këtë nga emërimi im në funksion deri më tani, për periudhen prej një viti e tre muaj, në vend janë ndërtuar, instaluar dhe tashmë lëshuar në përdorim kapacitetet për prodhimin e energjisë elekrike nga BRE me fuqi prej mbi 190 megavatëve, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kjo, siç theksoi, është më shumë se një bllok i KRE Manastir, kapaciteti më i madh energjetik në vend.

"Para se të bëhesha zëvendësministër i Financave, kam qenë 22 vite në sektorin privat. Unë kam drejtuar dy kompanitë më të mëdha në këtë vend, falë të cilave tashmë kemi nivelin më të lartë të digjitalizimit dhe disponueshmërisë së shërbimeve IP në vend. Kur askush nuk dinte ose dinte shumë pak në vend për burimet e rinovueshme të energjisë, unë bëra investimin e parë në BRE për prodhimin e elementeve për prodhimin e energjisë elektrike nga BRE-të", tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarit pas promovimit të sotëm asistentit të parë digjital në sektorin publik ADA. 

Atëherë, siç tha, i ka këshilluar të gjithë se e ardhmja është në BRE.

"Gjthhçka që kam bërë në jetë është e transparent", tha Kovaçevski". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR