• e diel, 24 nëntor 2024

Kovaçevski për IRL: Kjo është kohë e kursimeve, mbështetjes dhe solidaritetit, ndërsa jo e bollëkut, shteti i financon më të rrezikuarit

Kovaçevski për IRL: Kjo është kohë e kursimeve, mbështetjes dhe solidaritetit, ndërsa jo e bollëkut, shteti i financon më të rrezikuarit
Shkup, 3 nëntor 2022
“Qytetarët duhet ta dinë se Qeveria po punon që të sigurojë energji elektrike në sasi të mjaftueshme me çmim që nuk do të shkaktojë goditje në çmim, të merren masa me kohë dhe opinioni të informohet në mënyrë transparente për gjendjen energjetike në vend”, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në emisionin “Bisedë në redaksinë” e laboratorit hulumtues IRL.
“Këtë e kemi bërë që nga dita e parë deri më sot. Përsa i përket nëse duhet të komunikojmë më shumë, po, jemi dakord, duhet. Çdo qytetar duhet ta dijë se fatura që marrin mbi 600 mijë familje dhe 72 mijë kompani në tregun e rregulluar, pra konsumatorë të vegjël, e marrin çmimin e subvencionuar të subvencionuar nga Qeveria nga Buxheti. Një buxhet që është civil, që mbushet nga taksat e qytetarëve dhe nëse nuk do të ishte ai subvencionim, qytetarët, familjet do të paguanin pesë herë më shumë faturën e energjisë elektrike nga ajo që paguajnë sot. Siguruam energji termike për qytetin e Shkupit, për 60.000 amvisëri. Është obligim i shtetit që të sigurojë një çmim që qytetarët mund ta përballojnë dhe një çmim që do të mund ta paguajnë”, tha kryeministri Kovaçevski.
Gjatë emisionit, kryeministri Kovaçevski theksoi se 5 për qind e buxhetit është ndarë për masa kundër krizës, pako kjo që është më e madhja në rajon, siç konfirmohet nga Banka Botërore. Të gjitha masat janë projektuar në bazë të opinioneve të ekspertëve, analizave të gjera dhe vendimeve të marra nga Qeveria.
“Kjo nuk është një kohë e bollëkut, kjo është një kohë e kursimeve dhe solidaritetit. Shteti duhet të jetë ai që nuk do të financojë bollëkun, por do të financojë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Pra, pensionistët me pensionin më të ulët prej 11.525 denarë, pensionistët deri në 14.000 denarë do të marrin ndihmë shtesë financiare në katër muajt e ardhshëm. Bëhet fjalë për 130.000 pensionistë, 41.000 bashkëqytetarë tanë nga kategoritë më të rrezikuara, ku do të marrin mbështetje financiare edhe kategori të ndryshme qytetarësh nga prindërit e vetëm deri tek punëtorët e falimentuar e të tjerë. 4000 familjet më të varfra marrin kompensim financiar për dru zjarri ose energji elektrike në varësi të asaj që përdorin për ngrohje. Të gjitha në mënyrë që të sigurohen më të rrezikuarit gjatë këtij dimri më të vështirë që na pret”, tha kryeministri Kovaçevski.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR