• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski për Ditën e KB-së: Solidariteti dhe uniteti janë arma më e fuqishme për ruajtjen e paqes

Kovaçevski për Ditën e KB-së: Solidariteti dhe uniteti janë arma më e fuqishme për ruajtjen e paqes
Shkup, 24 tetor 2022 (MIA) - Solidariteti dhe uniteti janë arma më e fuqishme për ruajtjen e paqes dhe lirisë në mbarë botën, por edhe në ballafaqimin me krizat me të cilat po përballet njerëzimi, theksoi sot në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e 24 Tetorit – Ditës ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai thekson se me shënimin e Ditës ndërkombëtare të OKB-së, sot vendosim theks të veçantë në vlerat që janë udhërrëfyesi në përmbushjen e qëllimeve bazë të Kombeve të Bashkuara, ruajtjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, të drejtat e barabarta për të gjithë popujt, zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare dhe ballafaqimin me sfidat e çdo sfere. “Shtetet anëtare të OKB-së bashkërisht dhe në mënyrë solidare veprojnë në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave themelore. Është detyrimi ynë dhe investim i përhershëm për një jetë më të mirë dhe të dinjitetshme për të gjithë popujt nga e gjithë bota. Shpreh urimet e mia të sinqerta drejt Organizatës së  Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guteresh si dhe të gjitha vendeve anëtare. Urime 24 Tetorin”, porositi Kovaçevski.

QËNDRONI TË LIDHUR