• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kovaçevski për anestezistin nga Tetova: Bëhet fjalë për sjellje joprofesioniste, e mbështes vendimin për sanksionimin e tij

Kovaçevski për anestezistin nga Tetova: Bëhet fjalë për sjellje joprofesioniste, e mbështes vendimin për sanksionimin e tij

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Bëhet fjalë për sjellje joetike dhe joprofesionale të një mjeku dhe e mbështes vendimin e ministrit të Shëndetësisë për sanksionimin e këtij të punësuari. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në cilëndo sferë, e veçanërisht jo në shëndetësi, potencoi sot në konferencën për shtyp kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur për anestezistin i cili në rrjetin social "Tik tok" ka incizuar dhe transmetuar drejtpërdrejt pacientë dhe personelin mjekësor.

Lidhur me atë nëse do të vihet masë ndalese për përdorimin e këtij rrjeti social, Kovaçevski tha se nëse një kryetar Qeverie vendosë ndalesë për përdorimin e ndonjë rrjeti të caktuar social që përdoret si medium, kjo mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.

Премиерот Димитар Ковачевски најави целосно функционален едношалтерски систем преку кој на 335 пунктови на државно ниво ќе се добиваат услуги од администрацијата на една локација

Megjithatë, theksoi, këtu bëhet fjalë për sjellje tërësisht joetike dhe joprofesionale të një mjeku.

"Këtu bëhet fjalë për sjellje joetike dhe joprofesionale dhe absolutisht e përshëndes dhe e mbështes vendimin e ministrit të Shëndetësisë për sanksionimin e këtij të punësuari, por edhe të MPB-së dhe Prokurorisë, duke e pasur parasysh se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në cilëndo sferë, e veçanërisht jo në shëndetësi", tha Kovaçevski.

Ndryshe, anestezistit nga Tetota, i cili në rrjetet sociale incizonte dhe transmetonte drejtpërdrejt pacientë dhe personel mjekësor, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.

Deri në përcaktimin e masës vjen pasi Prokuroria Publike Themelore e Tetovës ngriti procedurë kundër të akuzuarit për vepra penale "punë të pandërgjegjshme në shërbim" si edhe "incizim të paautorizuar" sipas nenit 152 neni 2 i Kodit Penal.

Foto: Arkivi i MIA-s/Jutjub printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR