• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski për akuzat ndaj Osmanit: Kjo që po bën VMRO-DPMNE është një nga seritë e histerive që po përhapin në shoqëri

Kovaçevski për akuzat ndaj Osmanit: Kjo që po bën VMRO-DPMNE është një nga seritë e histerive që po përhapin në shoqëri

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së opozitare se ministri për punë të jashtme Bujar Osmani e ka shkelur Ligjin për gjuhët, për shkak se ka folur në gjuhën shqipe në takime zyrtare, kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se kjo që po bën opozita është një nga seritë e histerive që ajo dëshiron të përhapë në shoqëri.

Siç thekson kryeministri, opozita tashmë i është rikthyer, siç tha ai, asaj që di më së miri - "nxitjen e tensioneve etnike në vend".

"Nëse shikoni 11 vitet që ata ishin në pushtet, këto ishin temat – ose ishin konfliktet me fqinjët ose konfliktet brenda. Përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është e përshtatshme për atë që është bërë në festën e Pashkëve" , tha Kovaçevski.

VMRO-DPMNE kërkoi përgjegjësi penale për Osmanin dhe u bëri thirrje organeve kompetente që menjëherë të nisin procedurën, duke e akuzuar se në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme në takim ndërshtetëror me shefin e diplomacisë spanjolle nuk e ka përdorur gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare të shtetit.

Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar falje nga VMRO-DPMNE për, siç ka thënë, gënjeshtrat e ashpra lidhur me fjalimin e ministrit Bujar Osmani në takimin me homologun e tij spanjoll, Hose Manuel Albarez Bueno.

"Kanë kaluar 24 orë që kur u demantuan gënjeshtrat nga ana e VMRO-DPMNE-së të plasuara gjatë festave, dhe partia ende nuk ka kërkuar falje. Si leksion për të ardhmen, për një parti e cila është kapur në vepër se si gënjen, i lëmë edhe 24 orë për t'i kërkuar falje Ministrisë dhe mbi të gjitha publikut i cili ishte shqetësuar gjatë festave. Me këtë, bëhet e qartë se akuzat e VMRO-DPMNE-së paraqesin një tentim për të futur tensione dhe përçarje ndëretnike në shoqëri, gjë që mund të vërtetohet me formulimin dhe kohën e vetë manipulimit të plasuar nga VMRO-DPMNE", thuhet në kumtesën e MPJ-së. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR