• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Për çështjet e identitetit të popullit maqedonas nuk bisedohet

Kovaçevski: Për çështjet e identitetit të popullit maqedonas nuk bisedohet
Shkup, 16 shkurt 2022 (MIA) - Bisedimet me Bullgarinë për çështjet politike nga ana jonë udhëhiqen në frymën e vlerave evropiane, me çka çështjet e identitetit të popullit maqedonas nuk bisedohet, deklaroi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se ne jemi populli maqedonas i cili flet gjuhën maqedonase, që është e shënuar në kushtetutën tonë. Republika e Bullgarisë, tha Kovaçevski, është shteti i parë i cili e ka pranuar shtetin tonë si të tillë. "Sa i përket çështjeve të tjera për të cilat bisedohet, normal kur do të ketë progres dhe kur do të arrihet zgjidhje tjetër e cila është e pranueshme kjo do të ndahet me publikun, por edhe me institucionet të cilat do të jenë të obliguara për miratimin e një zgjidhje të tillë", tha Kovaçevski në intervistë për televizionin Sitell, duke theksuar se të gjitha bisedimet të cilat udhëhiqen me Bullgarinë në mënyrë shumë transparente ndahen me publikun. I pyetur nëse deklarata për Goce Dellçevin e propozuar nga opozita do të dëmtojë këtë proces, Kovaçevski theksoi se vepra e tij nuk duhet të jetë lëndë e deklaratave. "Goce Dellçevi themelues i luftës kombëtare maqedonase. Idealet e tij nga vitet 1900 janë realizuar me shtet të pavarur maqedonas në të cilën ne jetojmë, cila është anëtare e NATO-s dhe e cila është një hap afër fillimit të negociatave dhe mbajtjes së Mbledhjes së parë Ndërqeveritare me BE-në. Ai është pjesë e himnit tonë, reliket e tij gjenden në Shkup", tha Kovaçevski. Deklarata, sipas tij, është bërë vetëm për shkaqe politike dhe shkaqe politike ditore që të mundet opozita të ketë temë me të cilën "do t'i pengojë bisedimet". Shtoi se ajo deklaratë nuk ishte mbështetur nga asnjë parti në Parlament. "Po ta shikoni atë Deklaratë, është thjesht një shënim, një formë shënimi që është punë e Institutit të Historisë Kombëtare. Së dyti, bëhet vetëm për arsye politike dhe politike ditore që opozita të ketë një temë për të diskutuar, një temë që do të pengojë bisedimet dhe një temë që do të krijojë një atmosferë mosbesimi siç kemi pasur në vitin e kaluar. E pamë se asnjë parti në parlament nuk e mbështeti atë deklaratë," tha Kovaçevski. Shtoi  se në periudhën e ardhshme përmes grupeve të punës ndërmjet dy qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe institucioneve të tjera nga sektori real, ndërtohet atmosferë e besimit ndërmjet të dyja shteteve dhe ndërmjet qytetarëve të të dyja shteteve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR