• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski - Osmani: Vazhdojmë me bashkëpunimin e ndërsjellë pa çështje të hapura

Kovaçevski - Osmani: Vazhdojmë me bashkëpunimin e ndërsjellë pa çështje të hapura
Shkup, 17 qershor 2022 (MIA) – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog në Ohër, sot realizoi takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu.
Siç informoi shërbimi për shtyp i kryeministrit Kovaçevski gjatë takimit është konstatuar se dy shtetet kanë marrëdhënie tradicionalisht pozitive dhe konstruktive dhe bashkëpunim me dialog të hapur në të gjitha nivelet pa çështje të hapura.
"Dy bashkëbiseduesit e potencuan edhe bashkëpunimin ekonomik i cili shënon rritje çdo vit dhe për të cilin qeveritë e dy vendeve i kushtuan vëmendje seancave të përbashkëta ndërqeveritare. Gjatë takimit ishte potencuar edhe se Kosova është në mesin e partnerëve më të rëndësishëm tregtarë, ndërsa intensifikimi i bashkëpunimit veçanërisht në pjesën e infrastrukturës dhe lidhjen kontribuon për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit", thuhet në kumtesë.
Kryeministri Kovaçevski, siç informojnë nga shërbimi për shtyp ka theksuar se Maqedonia e Veriut e mbështetë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

QËNDRONI TË LIDHUR