• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Opozita ta konceptojë politikën e saj drejt integrimit të vendit në BE

Kovaçevski: Opozita ta konceptojë politikën e saj drejt integrimit të vendit në BE

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Ne për momentin përballemi me bllokadë të shtetit nga brenda. Nëse deri më tani kishim bllokada nga jashtë, tani për herë të parë kemi bllokadë e cila është nga brenda. Nuk guxon opozita jonë të bëhet koalicion i izolimit siç ishte deri më tani dhe vlerësoj se kemi mjaftueshëm kohë para nesh që ta ndryshojnë mendimin e tyre dhe për herë të parë në historinë e shtetit të mbështesin vendim për integrimin e Maqedonisë së Veriut, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski. 

Debati duke pasur parasysh seriozitetin e çështjes, sipas Kovaçevskit, do të zhvillohet aq sa është e nevojshme që të merret vendim i cili do të nënkuptojë progres të Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane. 

"Po do të ishte një vendim i lehtë, atëherë ndoshta do t'i kushtohej më pak kohë pasi ka çështje të cilave u kushtohet më pak kohë. Por, kur është fjala për një vendim strategjik që ka ndikim strategjik në shtet, atëherë të gjithë duhet të mendojnë mirë, të diskutojnë mirë dhe në fund të marrin vendimin e duhur", tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së sotme në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim "Kiro Burnaz" në Kumanovë.

Për këtë, theksoi Kovaçevski, duhet mirë të mendojnë që politikën e tyre ta konceptojnë drejt integrimit të shtetit në BE, e jo drejt izolimit të cilin e pamë 11 vjet. 

"Sot, interesi i Maqedonisë së Veriut rrallë herë përkon plotësisht me interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shprehur prej tyre dhe me interesin e Bashkimit Evropian, ku pas shumë vitesh kryetari i Këshillit Evropian dha një kornizë kohore konkrete për zgjerimin e ardhshëm të BE-së, ndërsa ai është viti 2030. Dhe prandaj kur e thonë edhe unë jam plotësisht dakord me këtë, tani varet nga ne. Kush janë ata që duan ta shohin vendin të integruar në BE dhe ne e shohim se çfarë do të thotë BE. Shikoni këtë shkollë, kjo është financuar nga BE-ja dhe kush janë ata që duan ta mbajnë vendin në izolim. Vlerësoj se opozita duhet të mendojë mirë dhe të mbështesë procesin e integrimeve evropiane të vendit", tha Kovaçevski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR