• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski - O'Brajan: Maqedonia e Veriut ka arritur shumë, shumë me rëndësi është të vazhdojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE-së

Kovaçevski - O'Brajan: Maqedonia e Veriut ka arritur shumë, shumë me rëndësi është të vazhdojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE-së

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka arritur shumë, me rëndësi është të vazhdojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kanë konstatuar në takimin e sotëm në Paris kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan.

Ky është takimi i parë i kryeministrit Kovaçevski me ndihmës sekretarin e sapoemëruar shtetëror të SHBA-së, O'Brajan, i cili u emërua në këtë detyrë muajin e kaluar.

"Në takimin, Kovaçevski dhe O'Brajan e kanë riafirmuar rëndësinë e partneritetit të fuqishëm strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim u bisedua edhe për tema tjera aktuale për rajonin dhe më gjerë", kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski e ka informuar ndihmës sekretarin O'Brajan me ngjarjet më të reja të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe prioritetet e jashtme-politike të Qeverisë.

"U konfirmua rëndësia e Maqedonisë së Veriut si faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe është ndarë domosdoshmëria për vazhdimin e papenguar të rrugës në integrimin e saj evropian, gjë që është në interes edhe të SHBA-së", thuhet në kumtesë.

Ndihmës sekretari shtetëror O'Brajan e ka riafirmuar qëndrimin se SHBA-ja i sheh si partnerë natyrorë, të cilët janë të përkushtuar në integrimin evropian, NATO dhe përforcimin e demokracisë. E ka përshëndetur përparimin deri tani të arritur të vendit në disa sfera dhe ka shprehur pritje që vendi të vazhdojë në rrugën e përparimit. bsh/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR