• e diel, 24 nëntor 2024

Kovaçevski nuk pret që energjia elektrike të shtrenjtohet për 90 për qind, i bëri thirrje EVN-së që shpejt t'i përshtatë njehsorët për tarifë të lirë ditore

Kovaçevski nuk pret që energjia elektrike të shtrenjtohet për  90 për qind, i bëri thirrje EVN-së që shpejt t'i përshtatë njehsorët për tarifë të lirë ditore

 Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA)  -  Në këtë moment mund të them se nuk pres rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa  fjalën e fundit, sipas kompetencave ligjore e ka Komisioni Rregullator për Energjetikë, deklari kryeministri pasdite Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e  gazetarëve se sa do të shtrenjtohet energjia elektrike.

Siç tha edhe ministri i Ekonomisë, tha Kovaçevski,  "nuk pres rritje të çmimit të energjisë elektrike, sidomos për 90 për qind nga qytetarët të cilët janë në bllokun e parë dhe të dytë dhe që harxhojnë, do të thoja, sasi normale të energjisë elektrike që i nevojitet një familjeje". 

 Çmimi i faturave të energjisë elektrike, theksoi kryeministri, nuk varet vetëm nga energjia elektrike që distributori e siguron nga EMV, por edhe nga elementë të tjerë të çmimeve.

"Ndërsa çmimin përfundimtar të energjisë elektrike e përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë, ku llogariten edhe marzhet e secilit nga lojtarët e tregut, të sistemit të transmisionit, humbjet etj", tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit e shoqatave të pensionistëve. 

 

Nga sot, për mbi 170 mijë amviëri, ose për një të tretën e rreth 700 mijë amvisërive në vend, që kanë njehsor digjital, tarifa e lirë e energjisë elektrike fillon nga ora 13 deri në orën 15. Të tjerët duhet të presin që njehsorët e tyre të adaptohen.

 Kovaçevski i bëri thirrje EVN-së, si distributor i energjisë elektrike,  ta bëjë sa më shpejt ndërrimin e njehsorëve të zakonshëm me ato digjitale dhe pret që kjo të ndodhë  për shkak të profesionalitetit të kompanisë, e cila, tha, me sukses është  përballur me krizën energjetike dimrin e kaluar.

 Theksoi se edhe  vendosja e tarifës së lirë ditore konfirmon se "jep rezultate strategjia e qeverisë për instalimin e sa më shumë burimeve të rinovueshme të energjisë".

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR