• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk ka falje për asnjë funksionar që keqpërdor pozitën e tij

Kovaçevski: Nuk ka falje për asnjë funksionar që keqpërdor pozitën e tij

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Pa marrë parasysh se kush dhe çfarë posti kryen dhe nëse i përket ndonjë partie politike mund të sanksionohet për keqpërdorime. Raste të tilla ekzistojnë dhe nuk ka pasur falje për askënd, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të investimit të dytë të kompanisë gjermane "Gereshajmer" në ZZHTI Shkup.

Përgjegjësia etike dhe morale, siç theksoi kryeministri, sanksionohet sipas Kodit Etik të miratuar nga Qeveria dhe vlen për të gjithë funskionarët e emëruar nën kompetencën e Qeverisë.

"Nëse dikush ka dyshime për keqpërdorime të caktuara, atëherë të gjitha institucionet janë në dispozicion për ta paraqitur dhe për t'u proceduar dhe sanksionuar sipas ligjeve të shtetit. Ne kemi sistem juridik që sanksionon çdo keqpëdorim të çdo lloji pa privilegjuar askënd mbi asnjë bazë. Këtë e konfirmova përmes një numri të caktuar të shkarkimeve dhe emërimeeve të funksionarëve pikërisht për shkak të dyshimeve për kryerjen e parregullt të punëve", tha Kovaçevski.

Ai shtoi se çdo gjë që vjen si informacion për dyshime të caktuara në Qeveri për veprime të papërshtatshme, procesohet përmes Zyrës së Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë në institucionet përkatëse dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë përjashtim. fc/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR