• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk e hedh poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së lidhur me ndryshimin e dokumenteve personale por ky megjithatë është një vendim i Gjykatës Kushtetuese

Kovaçevski: Nuk e hedh poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së lidhur me ndryshimin e dokumenteve personale  por ky megjithatë është një vendim i Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se e ka parë iniciativën e VMRO-DPMNE-së lidhur me ndryshimin e dokumenteve personale dhe se nuk ka arsye pse ta refuzojë atë, por megjithatë në fund ai është vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Siç theksoi ai në konferencën e sotme për shtyp pas vizitës në Komunën e Shuto Orizares, me autoritetet greke nuk ka biseduar lidhur me këtë temë sepse obligimin e ka ndërmarrë presidenti i shtetit, dhe tha se mund të zbatohen ndryshime ligjore, por që në këtë situatë bëhet fjalë për dokumente për përdorim të jashtëm.

"Jemi angazhuar si shtet që dokumentet për përdorim të jashtëm të jenë me emrin e ri kushtetues të shtetit. Mund të bëhen ndryshime ligjore, por megjithatë ato janë  dokumente për përdorim të jashtëm, kështu që letërnjoftimi përdoret edhe me Republikën e Maqedonisë për përdorim të brendshëm, si dhe patentë shoferi. Janë bërë përpjekje mbinjerëzore nga punonjësit e MPB-së, janë ndërruar 1.2 milionë pasaporta, e shihni që njerëzit punojnë në ditë festash dhe të dielave dhe ne do të flasim, është një proces që duhet të përfundojë", është i vendosur Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se duhet të arrihet marrëveshje me Greqinë, sepse është një nga destinacionet e preferuara për udhëtim të qytetarëve tanë.

"Për qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit kërkohen dokumente për përdorim të jashtëm dhe për këtë arsye duhet të arrihet një lloj marrëveshjeje me Greqinë, sepse në fund të ditës kur të shihni destinacionet ku qytetarët tanë udhëtojnë më shumë nga mesi i majit deri në mesin e shtatorit kryesisht udhëtojnë drejt Greqisë për arsye turistike", theksoi Kovaçevski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR