• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk do të heqim dorë nga një e ardhme më e mirë evropiane për vendin

Kovaçevski: Nuk do të heqim dorë nga një e ardhme më e mirë evropiane për vendin

 Shkup, 31 mars 2024 (MIA) -  LSDM-ja dhe Koalicioni për Ardhmëri Evropiane sot në Shkup e promovoi "Programin për të Ardhmen Evropiane" dhe bartësit e listave dhe kandidatët për deputetë me të cilët do të dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për më 8 maj.

Në njësinë e parë zgjedhore bartës i listës është kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ndërsa si bashkë-bartëse e listës do të jetë kryetarja e partnerit të koalicionit LDP, Monika Zajkova. Në të dytën do të jenë Oliver Spasovski dhe Fatmir Bytyqi, ndërsa në njësinë e tretë udhëheqës do të jenë Sanja Llukarevska dhe Lupço Nikollovski. Bartës në njësinë e katërt zgjedhore do të jetë ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me Jovana Trençevskën.  Në njësinë e pestë zgjedhore udhëheqës të listave për deputetë janë Jovan Mitreski dhe Bisera Kostadinovska-Stojçeska. ndërsa në njësinë e gjashtë Sllavjanka Petrovska dhe Agron Demiri. 

 Kovaçevski në fjalimin e tij theksoi se premtimet e tyre janë ambicioze, por janë reale dhe të realizueshme, sepse, siç tha, ne jemi të përkushtuar në rrugën evropiane, e dimë se nuk kemi alternativë tjetër.

"E dimë që me punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm. Ne nuk do të heqim dorë nga një e ardhme më e mirë evropiane për vendin. Nuk ka anulim nga e ardhmja", tha ai. 

Kovaçevski theksoi se mundësitë për zhvillim ekonomik dhe standard më të mirë të jetesës do të rriten edhe më shumë me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. 

 "Prandaj është e rëndësishme të vazhdohet rruga evropiane, ajo na çon në tregun e vetëm evropian prej gjysmë miliardë njerëz me çfarë për kompanitë tona  do të hapen mundësi të mëdha. Rruga evropiane sjell edhe standard më të mirë jetese për qytetarët, punë më shumë dhe më të mirë për kompanitë, fonde shtesë për zhvillimin e ekonomisë sonë.Vetëm hyrja në BE është garanci e standardit evropian. Pastaj paga mesatare do të jetë 1.300 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 800 euro", porositi Kovaçevski.

 Ai thekson se programi ekonomik i LSDM-së parasheh më shumë për të gjithë dhe parasheh një jetë më të mirë për të gjithë, duke e afruar standardin jetësor me atë evropian dhe e gjithë kjo përmes masave të qëndrueshme dhe konkrete.

 Zajkova theksoi se në programin e tyre të ri parashikojnë vendosjen e ushqimit falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe transport publik falas për të gjithë të rinjtë nga klasa e parë deri në diplomim.

"Në programin e ri është vendosur edhe ekskursion edukativ falas në klasën e pestë për ta njohur më mirë Maqedoninë. Ekskursion falas në klasën e nëntë,  Njihu me rajonin, me vizita në të gjitha shtetet fqinje të rajonit dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë. Fuqishëm do të punojmë për ta ruajtur shëndetin mendor të të rinjve. Prandaj do të parandalojmë dhe sanksionojmë dhunën e bashkëmoshatarëve (bullizmin) në shkollat e Maqedonisë së Veriut. Ne i heqim taksat e studentëve, parashikojmë hapjen e qendrave rinore në çdo komunë", tha kryetarja e PLD-së, Zajkova.

 Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR