• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski njoftoi propozimin e Qeverisë për zëvendësimin falas të lejeve për vozitje dhe trafikut deri në fund të vitit

Kovaçevski njoftoi propozimin e Qeverisë për zëvendësimin falas të lejeve për vozitje dhe trafikut deri në fund të vitit

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Në seancën e sotme të Qeverisë do të propozohet një zgjidhje që do të mundësojë që ndërrimi i lejeve të vozitjes dhe të komunikacionit të jetë falas deri në fund të vitit, njoftoi kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski.

Në pyetjen e gazetarëve Kovaçevski tha se deri tani janë ndërruar mbi 1,2 milionë dokumente rrugore dhe mbi 550 mijë leje të vozitjes dhe komunikacionit, duke sqaruar se në numrin e deritanishëm të dokumenteve të lëshuara ka ndikuar edhe pandemia dyvjeçare me masa të distancës e cila gjë prishi kanalet e furnizimit dhe proceset e prodhimit në fabrikat e dokumenteve.

"Sigurisht që pati efekt. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se shumë nga dokumentet e udhëtimit janë zëvendësuar. Çdo përhapje paniku dhe dhënia e deklaratave populiste që nuk janë në drejtim të zgjidhjes së problemit por janë një lloj vetëpromovimi personal nuk sjell asgjë të mirë. Prandaj grupi parlamentar i LSDM-së dje, dhe natyrisht kryetari i Kuvendit, i cili tani është nga partia jonë, menjëherë ka arritur një konsensus me të gjitha partitë, për të zgjatur afatin e vlefshmërisë së dokumenteve për përdorim të brendshëm, dhe kjo ishte bërë. Ministrat tanë sot në seancën e Qeverisë do të propozojnë një zgjidhje me të cilën zëvendësimi i lejeve të vozitjes dhe komunikacionit do të jetë pa pagesë deri në fund të vitit, në kurriz të shtetit, në mënyrë që procesi të zbatohet deri në fund të vitit, tha Kovaçevski", duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari gjatë vizitës në Kumanovë.

Kovaçevski shpreson se Ministria e Punëve të Brendshme me administratën dhe udhëheqësinë e saj do të arrijë të sigurojë me kohë formularët për dokumentet e udhëtimit, sepse, siç theksoi, edhe ky është një proces kompleks sepse ato nuk prodhohen në vendin tonë, por në Gjermani dhe me organizimin e duhur të procesit ai do ta përfundojë.

Ai theksoi se është një operacion madhor për të zëvendësuar të gjitha dokumentet personale, që rezulton nga një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar në Kuvendin tonë dhe në Kuvendin e Greqisë.

"Do të shpreh keqardhje edhe për atë që po kalojnë qytetarët, duhet të jeni realist, sepse nuk është e thjeshtë të mos kesh dokument udhëtimi. Megjithatë, është një proces që do të duhet ta kalojmë të gjithë së bashku. Po ashtu është treguar edhe një herë se nuk është mirë të bëhen deklarata populiste dhe të rreme sepse kemi qenë dëshmitarë gjatë katër viteve të fundit që ku disa politikanë thoshin mos ndërroni dokumentet se do tëkthejnë emrin, tani e shohim se ata politikanë u bënë pjesë e Qeverisë. Nuk thonë se do ta marrin emrin mbrapsht dhe se do të ndryshojnë Kushtetutën. Nuk kam dëgjuar një deklaratë të tillë", tha Kovaçevski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR