• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski nikoqir i "Natës së Maqedonisë së Veriut në Beograd"

Kovaçevski nikoqir i

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Në kuadër të panairit ndërkombëtar të verës, ushqimit dhe turizmit në Beograd mbrëmë u mbajt "Nata e Maqedonisë së Veriut", në të cilën nikoqir ishte kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. 

Në fjalën përshëndetëse, njoftuan sot nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri Kovaçevski theksoi se kultura dhe tradita maqedonase janë të njohura në rajon dhe në botë, ndër të tjera, për verën, ushqimin, muzikën maqedonase, të cilat e promovojnë vendin si destinacion i veçantë turistik.

"Ju ftoj të shijoni verën maqedonase dhe ushqimin maqedonas, autentik për shtetin tonë maqedonas. Në Maqedoninë e Veriut, kultura dhe mikpritja bashkohen dhe krijojnë udhëtime të paharrueshme", tha kryeministri Kovaçevski.

Në "Natën e Maqedonisë së Veriut" morën pjesë shumë mysafirë nga politika, diplomacia, odat ekonomike nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, media. 

Shijimi i shijeve të veçanta të verërave dhe ushqimit nga Maqedonia e Veriut, thuhet në kumtesë, ishte i shoqëruar me program kulturor artistik, performancë të orkestrit të xhazit nga Maqedonia e Veriut dhe i artistëve të estradës. fc/

Fotografia dhe videoja: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR