• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ngrohtoret do të jenë në funksion për ngrohjen e qytetit

Kovaçevski: Ngrohtoret do të jenë në funksion për ngrohjen e qytetit
Shkup, 28 shtator 2022 (MIA) - Po zhvillohen negociata midis “Adorës” dhe EMV-së, e cila duhet ta ndërmarrë ngrohjen e Shkupit, dhe sipas Ligjit për energjetikë, ngrohtoret do të vendosen në funksion për ngrohjen e qytetit, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp duke i kumtuar vendimet për përballje me krizën energjetike nga seanca e sontme e Këshillit ekonomik-energjetik. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai tha se shteti do t'i ndërmarrë ngrohtoret në përputhje me nenin 6 nga Ligji për energjetikë dhe do ta paguajë qiranë e cila vijon me metodologjinë e Komisionit rregullator. Duke e pasur parasysh se “Adora” këmbëngul për shitjen e ngrohtoreve, kryeministri theksoi se shitja bëhet në bazë të procedurës. "EMV-ja është kompani shtetërore, gjegjësisht shoqëri aksionare në pronësi shtetërore dhe kur do të zbatohen të gjitha procedurat për blerjen e objektit investues të caktuar, në përputhje me ligjin, atëherë do të mund të hyhet në negociata përfundimtare, nënshkrim të marrëveshjes dhe marrje të pronësisë dhe menaxhimin e plotë të ngrohtoreve, sepse ato janë pjesë e sistemit të ngrohjes së qytetit të Shkupit", tha kryeministri. Sqaroi se sipas ligjeve për energjetikë dhe për menaxhim me kriza do të bëhet marrja e ngrohtoreve dhe ngrohjes së Shkupit me pagesën e të gjitha kompensimeve të pronarit të cilët vijojnë në kushte të tilla. Lidhur me negociatat me Serbinë për gaz, tha se nuk bëhet fjalë për shit-blerje të gazit dhe se Serbia do të duhet më në fund të thotë çka mund të realizojë nga konstruksioni i supozuar që bëhet lidhur me këmbimin e gazit për energji elektrike. "Ne i kemi sjell të gjitha vendimet dhe kemi miratuar memorandumin e bashkëpunimit. Nuk bëhet fjalë për blerjen dhe shitjen e gazit, por për shkëmbimin e gazit me energjinë elektrike, sepse ne kemi një impiant kogjenerimi që punon me gaz. Serbia ka rezerva gazi që mund të përdoren për të prodhuar energji elektrike në termocentralin tonë. Bazuar në një marrëveshje, e cila është duke u negociuar dhe ende nuk është përfundimtare, sepse Serbia duhet të kontrollojë të gjitha supozimet për zbatimin e saj të suksesshëm, do të jetë nëse ka 100 për qind shanse që ajo të zbatohet. Ekipet tona aktualisht janë në negociata, do të vazhdojnë nesër dhe sapo të kemi rezultat do t'u komunikohet qytetarëve", tha Kovaçevski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR