• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski nga Vilnus: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor varet nga integrimi i shpejtë euroatlantik i rajonit

Kovaçevski nga Vilnus: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor varet nga integrimi i shpejtë euroatlantik i rajonit

Vilnus, 12 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, siç njofton reporteri i MIA-s nga Vilnus, sot do të marrë pjesë në dy seancat e Aleancës, ndërsa do të zhvillojë edhe takim dypalësh me kryeministrin e Greqisë Kirjikos Micotakis.

"Sot vazhdojmë me dy sesione të tjera, i pari është me partnerët tanë nga rajoni Indo-Paqësor, me ne janë prezent Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Japonia, ku do të ndajmë aspektet më të rëndësishme të veprimit të përbashkët në drejtim të sigurimit të paqes në botë në këtë moment të ri gjeopolitik. Në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian dhe kryetari i Këshillit Evropian, në të cilin gjithashtu ne kryeministrat dhe kryetarët, përfaqësues nga Ballkani Perëndimor, do të riafirmojmë gjithashtu qëndrimin tonë për rëndësinë e integrimeve evropiane dhe euroatlantike për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e këtij rajoni shumë të rëndësishëm për NATO-n, por edhe për BE-në, thotë Kovaçevski para takimeve në Vilnus në një deklaratë të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk.

Sesioni i dytë, siç theksoi, i referohet takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë, ku do të diskutohet më në detaje për mbështetjen që NATO i jep Ukrainës, por edhe për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen me synim afrimin më të madh të Ukrainës ndaj NATO-s.

"Dje u informuat nga sekretari i përgjithshëm se tashmë është miratuar një plan i ri në lidhje me afrimin e Ukrainës. Fakti që ishte një pranim me dy hapa tani është një procedurë e thjeshtuar dhe se radha e hapave dhe vendimeve do të varet nga konsensusi i vendeve anëtare si dhe nga situata në terren", tha Kovaçevski.

Kryeministri përsëriti edhe një herë vlerësimin e tij se ky është një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili vjen në një moment të rëndësishëm kur praktikisht po zhvillohet një luftë në Ukrainë.

"Fillimisht dua të shpreh kënaqësinë time të madhe nga takimi i djeshëm, nga sesioni i parë, në të cilin, siç pritej, u konfirmua uniteti në Aleancën e NATO-s. Më pas të gjithë mirëpritëm hyrjen e Finlandës si anëtarja e 31-të dhe hapin e ndërmarrë përpara hyrjes përfundimtare të Suedisë në Aleancë. Gjithashtu, u morën shumë vendime të rëndësishme. E para në lidhje me vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, e dyta në lidhje me përgatitjen e planeve të sigurisë në nivel rajonal për sa i përket financimit, ku u vendos që dy për qind e BPV-së të jetë ndarja minimale për mbrojtjen, nga të cilat 20 për qind së paku të jenëpër modernizim . Gjithashtu, është marrë një vendim i madh për zgjerimin e bashkëpunimit të vendeve të NATO-s në fushën e sigurisë kibernetike dhe në fushën e kërcënimeve hibride që i shohim rreth nesh", thekson Kovaçevski.

Në delegacion janë ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Slavjanka Petrovska dhe Bujar Osmani.

Вкупно 48 странски делегации со 2400 членови, вклучувајќи 40 претседатели на држави или влади и над 150 високи официјални претставници присустуваат на дводневниот самит.

Gjithsej 48 delegacione të huaja me 2,400 anëtarë, duke përfshirë 40 krerë shtetesh apo qeverish dhe mbi 150 zyrtarë të lartë po marrin pjesë në samitin dy-ditor. 

Samiti po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Për sigurinë e saj janë përgjegjës 12 mijë anëtarë të strukturave të ndryshme të sigurisë. Rreth katër mijë ushtarë po sigurojnë ngjarjen, nga të cilët rreth një mijë janë dërguar nga 16 anëtarë të Aleancës.

Në Samitin e NATO-s në Vilnus, u akredituan mbi një mijë gazetarë dhe punonjës të medias. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR