Kovaçevski nga Tirana: Presim diskutim konstruktiv për rritjen e bashkëpunimit rajonal
- - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para fillimit të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit sot në Tiranë porositi se pret debate konstruktive për rritjen e bashkëpunimit rajonal.
- Post By Fitore Curri
- 13:05, 16 tetor, 2023
Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para fillimit të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit sot në Tiranë porositi se pret debate konstruktive për rritjen e bashkëpunimit rajonal.
Kovaçevski u prit në Tiranë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe siç është paralajmëruar, në Samit ata do të marrin pjesë në dy sesione pune - "Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët dhe përmirësimi i konvergjencës me BE-në" si dhe "Mbështetja e tranzicioni të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor: sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje".
"Pritshmëritë janë që të kemi një diskutim konstruktiv fillimisht në drejtim të rritjes së bashkëpunimit rajonal, në drejtim të rritjes së investimeve për ndërlidhjen e rajonit, gjegjësisht të të gjitha vendeve të rajonit dhe veçanërisht bisedimet për sigurimin e pavarësisë energjetike dhe sigurimin e burimeve financiare shtesë për pavarësinë energjetike të rajonit dhe tranzicionin e gjelbër të sektorit energjetik. Në mënyrë plotësuese, do të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave të farmacistëve, të akusherëve, të infermierëve që po vijnë si shtesë e asaj që nënshkruam në samitin e fundit, që ishte njohja e diplomave të mjekëve dhe të veprimtarive të tjera që rregullohen në përputhje me direktivat evropiane", porositi kryeministri Kovaçevski.
Në Samit është paralajmëruar prania e kancelarit gjerman Olaf Sholc, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kryetarit të Këshillit Evropian, Sharrl Mishell , komisioneriteEvropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor rajonit dhe anëtarëve të BE-së – Austria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Holanda, Sllovenia, por edhe përfaqësues të lartë të CEFTA-s, OECD-së, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve.
"Këtu në këtë Samit do të bisedoj edhe me Sholcin. Gjatë ditës, sot në mëngjes pata një takim me Komisionerin Varheji ku diskutuam për procesin e zgjerimit, fillimisht për procesin e shqyrtimit që është tashmë në fazën përfundimtare dhe drejt përgatitjes së raporteve përfundimtare, por diskutuam edhe lidhjen e vendeve nga Ballkani Perëndimor para së gjithash mendoj për ndërlidhjen digjitale, e cila është një nga kushtet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal që do të jetë në përputhje me tregun e përbashkët evropian për krijimin e infrastrukturës dhe mekanizmave. Gjithashtu pata takim edhe me Kryetaren e Bankës Evropiane, Reno Baso, ku diskutuam konkretisht për projektet e financuara nga BERZH-i lidhur me ndërlidhjen e Korridorit 8 me Shqipërinë, si dhe projektet që lidhen me financimin e projekteve energjetike në shtet, si dhe interkoneksionin me Greqinë në raport me ndërlidhjen me gaz të Maqedonisë së Veriut", deklaroi Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski, gjithashtu, paralajmëroi se gjatë ditës së nesërme do të kem një takim me nënkryetaren e Bankës Botërore, me të cilën do të diskutojmë për planin afatgjatë që kemi me Bankën Botërore, për të cilin diskutuam në Nju Jork për financimin e projekteve në Maqedoninë e Veriut në katër vitet e ardhshme. fc/
Fotografia: Qeveria