• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski nga Këshilli i Sigurimit të KB-së: Maqedonia e Veriut është shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura në vend dhe me fqinjët

Kovaçevski nga Këshilli i Sigurimit të KB-së: Maqedonia e Veriut është shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura në vend dhe me fqinjët

Nju-Jork, 3 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski u drejtua sot para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si kryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut i cili foli para Këshillit, në lidhje me temën e agjendës së re për paqe të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh. Kovaçevski mbajti fjalim në nder të 30-të vjetorit nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në KB.

Tema e paqes është e thatë në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë dhe Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut gjithmonë ka qenë shembull për zgjidhjen e konflikteve dhe çështjeve të hapura në vend dhe me fqinjët.

Duke iu drejtuar Zvicrës si kryetare jo e përhershme e KS-së, kryeministri theksoi se KB-ja dhe sistemi multilateral në të kaluarën kanë dëshmuar të jenë efektivë në kontributin e paqes botërore.

"Sot kur kemi obligim moral të kontribuojmë drejt agjendës së re për paqe, nuk mund  të mos e përmendin agjendën e vjetër nga viti 1992 dhe fillimet e misionit të parë parandalues të KB-së në vendin tonë - e vlerësuar lartë si aksioni parandalues i suksesshëm i KB-së, tha Kovaçevski.

Theksoi se në rastin me Maqedoninë e Veriut, ndërtimi i paqes ishte vërtetuar në praktikë.

"Presidenti ynë i parë Kiro Gligorov në luftërat e vështira në hapësirat e ish Jugosllavisë me zgjuarsinë dhe përgjegjësinë e tij mundësoi pavarësi të qetë dhe themelim ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut si shtet i pavarur dhe sovran", tha Kovaçevski.

Në kohën e luftës në fqinjësinë e afërt, tha Kovaçevski, vendi ynë ka pasur agjendë të qëndrueshme për  paqe të siguruar me konsensus të brendshëm, por edhe bashkëpunim të ngushtë me organizatat si OSBE-ja dhe BE-ja.

"Misioni UNPREDEL parandaloi përhapjen e konfliktit, ishin ruajtur paqja dhe stabiliteti, duke shpëtuar kështu jetë të panumërta dhe duke parandaluar shkatërrimin e panevojshëm", tha Kovaçevski, duke shtuar se gjatë konfliktit Shkupi zyrtar ka promovuar kulturë të dialogut për tejkalimin e sfidave  edhe më serioze.

Sipas Kovaçevskit, Maqedonia e Veriut është bërë shembull i zgjidhjes së çështjeve të hapura në vend dhe me fqinjët, prandaj vendi ynë në 30-të vitet e fundit ka marrë vendime shumë të vështira.

"Këto ishin vendime të vështira, por vizionare që na lejuan të bëhemi anëtare e NATO-s dhe të fillojmë negociatat me BE-në, me gjuhë, identitet dhe kulturë maqedonase të mbrojtur dhe të njohur", theksoi ai.

Ai shtoi se nga një vend i misioneve paqësore të organizatave ndërkombëtare në vendin tonë, jemi bërë faktor stabiliteti dhe nikoqir i negociatave paqësore të vendeve të tjera, por se ka ende shumë punë para nesh, siç është realizimi i objektivave të Mijëvjeçarit për zhvillim të qëndrueshëm.

"Për fat të keq, agresioni ushtarak rus në Ukrainë i ndryshoi marrëdhëniet globale dhe kjo kërkon respektimin e kornizës referuese të Kartës së KB-së,që është shmangia e luftës", theksoi kryeministri.

Ai tha se Maqedonia e Veriut si shumë herë në histori qëndroi në anën e duhur të historisë, në anën e botës demokratike dhe të drejtës së çdo vendi për vetëvendosje.

Në pjesën përfundimtare të fjalimit të tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut bëri thirrje që bota të bëjë përpjekje për respektimin e kartës së KB-së.

"Si pjesë e barabartë e federatës së atëhershme (jugosllave), e cila ishte një nga themeluesit e KB-së, por edhe si shtet që fitoi një vend të pavarur në KB 30 vjet më parë, Republika e Maqedonisë së Veriut ngre zërin saj dhe ndan shqetësimin ekstrem për krizën  KB-së, por edhe krizën në rendin ndërkombëtar.

Ai theksoi se agjenda e re për paqe e Gutereshit është "një shans të cilët duhet ta shfrytëzojmë...ne kemi nevojë për paqe tani dhe menjëherë". sa/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR