• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Nga e hëna Qeveria do ta shqyrtojë nismën për ndryshimet kushtetuese, do ta ftoj Mickoskin në takim

Kovaçevski: Nga e hëna Qeveria do ta shqyrtojë nismën për ndryshimet kushtetuese, do ta ftoj Mickoskin në takim

Shkup, 27 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se nga e hëna Qeveria do ta shqyrtojë propozimin - iniciativën për ndryshime kushtetuese të përpunuara nga grupi punues. Kovaçevski paralajmëroi se do ta ftojë liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një takim në dhjetë ditët e ardhshme, ku do të diskutohet për nxjerrjen e mësimeve për integrimin e Maqedonisë së Veriut edhe për harmonizimin e qëndrimeve rreth marrëdhënieve me vendet fqinje.

"Kam në plan ta ftoj atë gjatë 10 ditëve të ardhshme në një takim ku do të diskutojmë dy tema. Tema e parë do të jetë ajo që unë do t'i propozoj si tema, tema e parë do të jetë si mikpritës, normalisht si kryetar i qeverisë, marrja e vendimeve të nevojshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe së dyti, harmonizimi i qëndrimeve për marrëdhëniet me të gjitha vendet fqinje të Republikës së Maqedonisë së Veriut", tha Kovaçevski i cili sot ishte në Qendrën klinike në Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për amendamentet kushtetuese, Kovaçevski tha se pret që të hënën propozim-iniciativa nga grupi punues të jetë në arkivin e Qeverisë dhe më pas të jetë në seancën e Qeverisë.

Ata dje e kishin dërguar, që do të thotë se të hënën do të jetë në arkivin e Qeverisë dhe natyrisht do të jetë në seancën e Qeverisë, kështu që Qeveria do ta shqyrtojë me vëmendje të madhe duke pasur parasysh se profesorët e së drejtës kushtetuese kanë marrë pjesë në përgatitjen e Propozim ligjit, profesorë të të drejtave të lidhura me të drejtën kushtetuese, përfaqësues nga praktika e së drejtës kushtetuese dhe përfaqësues të partive politike dhe më pas sipas procedurës pasi Qeveria ta shqyrtojë dhe miratojë do t'i dorëzohet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sepse kjo aktualisht është procesi më domethënës në vend", konsideron Kovaçevski.

I pyetur nëse partitë shqiptare do ta mbështesin propozimin duke pasur parasysh kërkesën e tyre për fshirjen e “20 për qind” nga Kushtetuta dhe të shkruhet në gjuhën shqipe, Kovaçevski tha se mesazhe shumë të qarta kanë ardhur nga përfaqësuesit e BE-së dhe se beson se jo vetëm ata, por edhe të gjitha partitë në Parlament do ta mbështesin propozimin.

Qëllimi, siç përkujtoi ai, është që shteti të vazhdojë të përmbushë qëllimin e dytë strategjik pas anëtarësimit në NATO, që është anëtarësimi në BE, që nuk është proces i një personi dhe një partie, por i të gjitha partive politike dhe të gjithë qytetarëve.

Kryeministri është i vendosur që, siç thotë ai, aktualisht kemi një propozim që do të shqyrtohet në Qeveri dhe do t'i dorëzohet Kuvendit.

Duke komentuar deklaratat e VMRO-DPMNE-së se nuk do t'i mbështesin amendamentet kushtetuese dhe gjoja dorëheqjen e tij, kryeministri përsëriti se këto janë trillime të liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski, duke theksuar se i vetmi që ka thënë se do të japë dorëheqje ishte Mickoski vetë.

Sipas tij, e para ishte se ne do të ishim bërë bullgarë dhe do të asimiloheshin, se do të kishim humbur gjuhën, se ai kishte 61 deputetë që të binte qeveria, gjë që nuk ndodhi dhe më pas u tha anëtarëve të Komitetit ekzekut që Kovaçevski kishte dhënë dorëheqje.

"Pas kësaj, unë dal në televizion dhe them se nuk kam dhënë dorëheqje dhe se është përsëri gënjeshtër e Mickoskit, ai i mbledh në Komitetin ekzekutiv dhe u thotë - ai ka dhënë por ia ka grisur Talat Xhaferi. Unë pastaj unë dal dhe them se Talat Xhaferin, as nuk e kam parë, as nuk mund ta gris dikush nëse dikush jep dorëheqje. Kur jepet dorëheqja - jepet, pra nuk ka një gjë të tillë. Dhe tash, meqë doli të jetë edhe gënjeshtër që e ka thënë në Komitetin ekzekutiv, e shoh sot në mëngjes dhe po thotë - Kovaçevski të japë dorëheqje sërish", tha kryeministri.

Sipas tij, i vetmi që ka thënë se do të japë dorëheqje ka qenë Mickoski dhe ka kërkuar, siç tha, fillimisht t'i rregullojë qëndrimet e tij. mb/  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR