• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski nga Demir Kapia: LSDM-ja dhe koalicioni janë opsioni i vetëm për të ardhmen evropiane të vendit

Kovaçevski nga Demir Kapia: LSDM-ja dhe koalicioni janë opsioni i vetëm për të ardhmen evropiane të vendit

Demir Kapi, 18 prill 2024 (MIA) - LSDM-ja dhe koalicioni janë opsioni i vetëm për të ardhmen evropiane të vendit, përkundër VMRO-DPMNE-së që nuk kanë as plan, as vizion, as vendosmëri, as vullnet ta bëjnë këtë, tha kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në fushatën parazgjedhore në Demir Kapi. 

"Idetë tona janë progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të shtetit për të cilën kemi mbështetje të madhe nga miqt tanë nga BE-ja. Garantojmë pagë mesatare prej 1.100 euro dhe pagë minimale 600 euro", tha Kovaçevski.

Ai vlerësoi se paga minimale është rritur tre herë krahasuar me vitin 2016, paga mesatare është dyfishuar në krahasim me vitin 2016, por tani, shtoi ai, po vijnë kohë më të mira.

Për pensionistët, tha se sigurojnë pension mesatar prej 30.000 denarë dhe pension minimal prej 20.000 denarë. Ai theksoi se pensionet sot në krahasim me vitin 2016 janë rritur për 55 për qind dhe do të vazhdojnë të rriten.

"Unë premtoj se do të punojë ditë e natë për t'i përmbushur pritshmëritë e shumicës së qytetarëve të jetojnë në Maqedoninë evropiane. Nuk jemi dorëzuar deri tani, nuk do të dorëzohemi as tani. Ne nuk dorëzohemi nga e ardhmja", theksoi Kovaçevski. 

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e katërt zgjedhore, Venko Filipçe tha se oferta e tyre është e qartë dhe e sinqertë, ndërsa, siç theksoi, oferta e VMRO-DPMNE-së është destabilizimi dhe stagnimi.

"Ne me kokën lart mundë të themi se LSDM-ja ka udhëhequr politika korrekte në interes të të gjithë qytetarëve në kushtet e destabilizimit botëror. Përkundër rolit të shtetit të LSDM-së, qëndron VMRO-DPMNE, roli i së cilës është të bllokojë shoqërinë dhe shtetin", nënvizoi Filipçe.

Ai tha se para nesh janë zgjedhjet në të cilat qytetarët zgjedhin mes dy koncepteve shumë të ndryshme.

Ai theksoi se një politikë e tillë e VMRO-DPMNE-së është rezultat i strategjisë së tyre, qëllimi i së cilës, siç shtoi, nuk është përparimi, por regresi, jo paqja, por konflikti.

Ai bëri thirrje për unifikim masiv që, siç tha ai, do të thotë vetëm një e ardhme më e mirë dhe rrugë e sigurt përpara. qa/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR