• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski - Nehamer: Marrëdhënia e partneritetit dhe mbështetja nga Austria janë të rëndësishme për pozicionimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kovaçevski - Nehamer: Marrëdhënia e partneritetit dhe mbështetja nga Austria janë të rëndësishme për pozicionimin e Maqedonisë së Veriut në BE
 

Vjenë 20 prill 2023 (MIA) - Austria ka një traditë të gjatë në ndërtimin e urave në Ballkanin Perëndimor. Kemi një marrëdhënie të ngushtë dhe të mirë jo vetëm në sferën ekonomike, por edhe në atë të sigurisë. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut që ka bërë kaq shumë për të mbrojtur kufijtë e saj dhe  në përballjen me migracionin. Tani ka një bashkëpunim të fortë me FRONTEKS-in Maqedonia është një partner i mirë për Austrinë sepse kushton shumë fillimi i negociatave për anëtarësim në BE. Kryeministri kontribuoi shumë në zgjidhjen e situatës së vështirë me Bullgarinë. E respektoj atë që është arritur nga Maqedonia e Veriut. Austria edhe më tej do të jetë në anën e Maqedonisë së Veriut, ne jemi miq të përkushtuar për punën e përbashkët. Interesi i veçantë i Austrisë është që BP të mos humbasë perspektivën e anëtarësimit në BE, sepse njerëzit në rajon shohin se Austria ka një interes të madh për zhvillimin e këtyre vendeve për mbështetjen e tyre, për këtë rajon strategjik jan të interesuara edhe  Rusia, Kina dhe shumë të tjerë  dhe pikërisht për këtë konsideroj se është e rëndësishme dhe detyrë e BE-së të jetë e pranishme në rajon dhe të ofrojë mbështetje. Austria mbetet një mbështetëse e fortë e procesit të anëtarësimit  me të vërtet të fillojë dhe të përfundojë me anëtarësimin në BE.

Ndërmjet Shkupit dhe Vjenës nuk ka çështje të hapura, Austria është investitori më i madh në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet austriake për procesin e integrimit evropian të shtetit janë evidente, tha kryeministri Dimitar Kovacevski në  konferencë për shtyp në Vjenë pas takimit me kancelarin austriak Karl Nehamer. Në fjalim,  Kovaçevski theksoi se Austria është investitori më i madh i huaj në vend, me investime mbi 900 milionë euro deri në vitin 2022, 50 kompani austriake janë të pranishme në treg në disa fusha.

Kovaçevski vlerëson se ka mundësi për përmirësimin e tregtisë së ndërsjellë, veçanërisht përmes rritjes së  eksporteve të Maqedonisë së Veriut në Austri, duke i potencuar   prodhimet bujqësore dhe prodhimin organik. Ai u përqendrua edhe në ndihmën e Austrisë në përballjen me krizën e refugjatëve dhe emigrantëve në kufirin jugor. Të dy ranë dakord se migrimi është një sfidë e përbashkët për vendet evropiane.

 Kancelari Nehamer falënderoi  për përpjekjet e Maqedonisë së Veriut   në ndërmarrjen e masave për parandalimin e kalimeve të paligjshme. Edhe kryeministri Kovaçevski tha se shteti në vazhdimësi ndërmerr masa sigurie për përballjen me këto sfida, përfshirë si vend anëtar i NATO-s dhe si vend që negocion me BE-në,  dhe si vend kryesues me OSBE-në. Ai u përqendrua në ndihmën që policia e Maqedonisë së Veriut ka marrë nga Austria, në automjete dhe pajisje për mbrojtjen e kufirit natën.

 Ai theksoi se bashkëpunimi vazhdon përmes mekanizmit FRONTEKS, për të cilin vitin e kaluar  është nënshkruar një marrëveshje, ndërsa sot filloi edhe implementimi praktik. Duke e vlerësuar si të rëndësishme, sepse është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa shtesa dhe fusnota, duke i konfirmuar ppërpjekjet për mbrojtjen dhe promovimin e identitetit maqedonas, Kovaçevski theksoi se Austria ka ka pasur një rol të rëndësishëm si mik i vendit. Ai theksoi se në kuadër të FRONTEKS-it do të përdoren dronët për të konfirmuar miqësinë me Austrinë.

 Në deklaratë  potencoi se  Qeveria do të vazhdojë të punojë në përmbushjen e qëllimeve strategjike, përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët në politikën e fqinjësisë së mirë, agjendën reformuese brenda në vend, e cila është në interes për qytetarët. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR