• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Na pret krizë e re politike, zgjedhjet do të organizohen sipas kodit zgjedhor, të harmonizuar me të gjitha partitë

Kovaçevski: Na pret krizë e re politike, zgjedhjet do të organizohen sipas kodit zgjedhor, të harmonizuar me të gjitha partitë

Ohër, 2 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski thotë se na pret krizë e re politike në vend, edhe pse, sipas tij, gjatë katër viteve të shkuara opozita e bllokoi punën e Parlamentit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas hapjes së Konferencës së parë për infrastrukturë rrugore sqaroi se paraprijnë zgjedhje, të cilat do të organizohen në bazë të kodit zgjedhor i cili do të harmonizohet me të gjitha partitë politike.

"Pasi që kodi zgjehdor të përpunohet nga Ministria e Drejtësisë, do t'i parashtrohet Parlamentit, ku të gjitha partitë politike dhe ata të cilët nuk marrin pjesë nga opozita, do të mund ta japin kontributin e vet në realizimin e tij final përmes debatit parlamentar", deklaroi Kovaçevski.

Zgjedhjet, theksoi, do të dakordohen në suaza të termineve të tyre ligjore edhe presidencialet edhe parlamentaret, duke e repsektuar me atë rast të drejtën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Pa dallim të konfesionit të tyre, të respektohet edhe mundësia t'i festojnë edhe muajin e Ramazanit edhe festat e pashkëve me familjet e tyre dhe ajo periudhë të mos ngarkohet me zgjedhje. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR